‘Presidenti’, Arvizu: Nano kandidat serioz, nevojë për lider pozitiv si ai
TIRANË- Ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryemisnitri i Shqipërisë Fatos Nano mori sot “bekimin” e SHBA, në lidhje me ambicien e tij për tu zgjedhur presidenti i ardhshëm i shqiptarëve. Kreu i prezencës së SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu pas takimit me ish/liderin e së majtës deklaroi për mediat se Nano është kandidaturë serioze për kreun e shtetit.
“Kam përshtypjen se jeni tejet të qartë, por edhe kur të takohem me Fatos Beun do më pyesni për të njëjtën gjë. Jam i kënaqur që zori Nano mori kohë nga axhenda e tij për të më takuar. Jemi takuar disa herë dhe pres të takohem edhe herë të tjera. Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”, zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona”,- deklaroi ambasadori Arvizu.
Në këtë linjë ambasadori amerikan vlerësoi se zgjedhja e presidentit duhet të mbështetet në Kushtetutë, duke shtuar se është një proces plotësisht dhe qartësisht shqiptar.
“Pika e dytë është procesi përzgjedhës i presidentit. Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Por, gjithashtu do të doja të theksoja se ka shumë implikime, që kanë lidhje me drejtimin e vendit në të ardhmen ashtu sikurse lidhur me marrëdhëniet e vendit me komunitetin, sikurse marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri, por bëhet fjalë për presidentin e Republikës së Shqipërisë. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces Kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin”,- theksoi Arvizu duke shprehur besimin e plotë se kryeministri dhe çdo shqiptar e kuptojnë shumë mirë.
Një nga cështjet, tek të cilat u ndal ambasadori Arvizu ishin edhe qëndrimi që Nano bëri pak ditë me parë për “21 janarin”, e cila ngjalli jo pak debate nga deputetë opozitarë. Arvizu vlerësoi deklaratat e ish-kryeminsitrit Nano si të balancuara dhe objektive, ndërkohë që përmbylli fjalën e tij duke thënë se Shqipëria ka nevojë për një lidership pozitiv dhe theksoi se shumë nga këto gjëra pozitive janë të mbledhura te Fatos Nano.
“Ashtu sic shumë shqiptarë e kam parë intervistën televizive të Nanos në Top Story. Zoti Nano bëri disa pika interesante dhe të rëndësishme, një nga pikat e veçanta është me 21 janarin. Mendoj që komentet e bëra me 21 janarin janë më objektivet dhe të balancuara dhe mirëmenduara që i ka bërë njeri deri sot. Jo të gjithë e besojnë këtë dhe ai parlamentar që mendon kështu të mbajë qëndrimet e tij, por nuk jam dakort me të plotësisht dhe po mendoj për familjet e viktimave kur e them këtë gjë. Për kujtimin e personave që janë vrarë për të mirën e vendit, ne kemi nevojë për proces shërimi. Kemi nevojë për njerëz që japin mendime të vyera, ajo që nuk na duhen janë komente të tilla që janë bërë për fitim të shkurtër pozitiv. Mendoj se kemi nevojë për lider pozitiv dhe mendoj se shumë nga këto gjëra pozitive janë të përqëndruara në zotin Nano”,-përfundoi deklaratën e tij ambasadori Arvizu.
Nano: Mbështetja e PS e zgjidhur, deklaratat e Berishës nuk i marr të pjesshme
Ish-kryeministri Fatos Nano menjëherë pas takimit që zhvilloi sot me ambasadorin Arvizu në një nga lokalet në zonën e ‘Piazza-s’ duke theksuar se ndan të njëjtat arsyetime me ambasadorin amerikan për dianmikën e reformve që i duhen vendit për integrim të shpejtë, la të kuptohet se e ka zgjidhur cështjen e mbështetjes së Partisë Socialiste për ambicien e tij të vetëshpallur.
“Më dha kënaqësinë të jem pjesë e bisedimeve që kam nisur, kur përfaqësuesit ndërkombëtar janë pjesë organike. Ndamë qëndrime të njëjta dhe vlerësuese për nevojën e një klime politike më të frytshme që të nxisë dinamikën e reformave që duhet ti përshtatet dhe sfida e ardhshme presidenciale. Kjo është punë e zgjidhur. Ku të takoj zotin Rama do të riaktivizoj gjithë aktivitetin e shpallur dhe të fjetur të PS në mbështetje të liderit historik të saj”,- theksoi Nano.
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Berisha se maxhoranca do të kandidojë një figurë nga e djathta, Nano tha se kryeministri nuk është një figurë e rekordeve të pjesshme dhe se po kryen në përgjithësi mirë shërbimin kombëtar të përfaqësimit të vendit. “Nuk mund ta marrë kryeministrin në mënyrë krejt të pjesshme sa deklaratat e ditës”, tha Nano.
Ish-lideri i së majtës tha gjithashtu se kur të takojë Edi Ramën kreun aktual të PS, do të riaktivizojë solidaritetin e shpallur dhe të fjetur të së majtës në mbështetje që vjen nga lideri historik i saj. “Kam avancuar dhe do të vazhdoj të avancoj me oferta që zgjidhin probleme dhe jam njeriu i arsyetuar i tërheqjeve që i shërbejnë vendit”, theksoi Nano.
Kandidatura për president, Nano takohet me Arvizun
Ish-lideri i së majtës Fatos Nano vijoi sot axhendën e takimeve, në kuadër të mbëshetjes për kandidaturën e tij për president me kreun e prezencës së SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu. Takimi mes Nanos dhe ambasadorit amerikan ka nisur pasditen e sotme rreth orës 18:00 tek ‘Piazza’. Ky është takimi i dytë që ish-kryeministri Fatos Nano zhvillon brenda pak javësh. Ditën e premte Nano, pas vetëshpalljes të kandidaturës së tij për president, ashtu sic e kishte paralajmëruar, nisi turin e takimeve me kreun e LSI-së Ilir Meta që iu përgjigj pozitivisht ftesës. Takimi u zhillua ne 'Hotel Rogner', pak metra larg Kryeministrisë, ku Nano mori vlerësimet e kreut të LSI-së megjithëse ky i fundit nuk konfirmoi hapur mbështetjen e tij për kandidaturën e mundshme të Faos Nanos.
Nano pas vetëshpalljes së kandidaturës për president, mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv u shpreh se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama, por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual.
Ndërkohë, ambasadori amerikan në vendin tonë, Aleksandër Arvizu komentoi sot zgjedhjen e presidentit të ri në Shqipëri dhe vetëkandidimin e Fatos Nanos për këtë post. Ambasadori amerikan theksoi se ka ndjekur me interes deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Nano dhe theksoi se e vlerëson atë për kualifikimet që ka. Sipas ambasadorit është ende herët për presidentin e ri dhe se rruga deri atje është e gjatë.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 21 janari, Arvizu: Ina Rama gati akuzat, do jetë specifike Nano President? Arvizu: E vlerësoj, të shqyrtohen edhe persona të tjerë