Formula 1, Webber niset i pari në Spanjë

Mark Webber do te niset i pari ne Cmimin e Madh te Spanjes ne Formula 1, pasi ka regjistruar kohen me te shpejte ne cirkuitin Montmelo te Barcelones. Piloti australian i skuderise Red Bull pershkoi pisten spanjolle per 1’19”995, duke lene pas shokun e tij te skuadres Sebastian Vetel. Me dy makinat ne radhen e pare, skuderia Red Bull ka konfirmuar edhe nje here formen e shkëlqyer qe po kalon ne kete Boteror te Formula 1, duke marre pole-position e peste radhazi ne garat e zhvilluara deri tani.
Koha e trete me e mire ne provat zyrtare per Cmimin e Madh te Spanjes u regjistrua nga Lewis Hamilton. Piloti anglez i McLaren ka lene pas pilotin e Ferrarit Fernando Alonso. I pritur shume mire nga fansat vendas, piloti i Ferrarit nuk arriti te bente me shume ne cirkuitin e vendit te tij.
Nga vendi i peste do te niset kampioni i botes ne fuqi Jansion Button. Anglezi i skuderise McLarenka lene pas shtate here kampionin e Botes ne Formula 1, Michael Schumacer, i cili gjate provave zyrtare ka treguar nje forme te mire.
Koha e shtate me e mire ne pisten e Montmelo u regjistrua nga Robert Kubika me Renault, nderkohe qe dhjeteshja e pare plotësohet me pilotin e Mercedes Niko Rosberg, ate te Ferrarit Felipe Masa dhe makinen Sauber te Kamui Kobayashi. Gara per Cmimin e Madh te Spanjes, i pesti ne kete Boteror te Formula 1 do te zhvillohet neser ne oren 14:00.
Nertan Prifti
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 08 maj 2010 )