E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk e kam menduar ende lamtumirën

Ronaldo

Pas eliminimit të Korinthians nga Kopa Libertadores, Ronaldo, kontrata e të cilit me skuadrën braziliane skadon në dhjetor 2010, qartëson synimet e tij për të ardhmen, duke përgënjeshtruar mundësinë për të mbyllur karrierën para fundit të këtij viti, por duke kujtuar se nuk mungon edhe shumë kohë nga ngritja e flamurit të bardhë: “Nuk e kam planifikuar lamtumirën time, por po i afrohet, sepse është e paevitueshme. Do të duhet të tërhiqem një ditë dhe do ta bëj para se të jetë fiziku ai që do të më detyrojë. Atëherë kur nuk do të argëtohem më do të jetë momenti i lamtumirës. Për momentin dua të luaj ende”. Ish-sulmuesi i Realit, Interit e Milanit, siguron se do të respektojë kontratën me Korinthiansin: “çdo ditë që kalon më bën të dashurohem edhe më shumë me këtë klub”. Ronaldo deri tani në këtë sezon ka shënuar 5 gola në 16 ndeshje.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›