Vendimi i grupit të PS: Protesta në gjithë vendin
Grupi socialist ka mbaruar mbreme vone mbledhjen ne te cilen u vendos edhe vijueshmeria e protestave. Grupi vendosi qe edhe gjate javes qe vjen do te kete protesta ne te gjithe vendin, duke pershkallezuar veprimet e saj, si me bllokime rrugesh kombetare etj. E nderkohe deputetët e Partisë Socialiste dhe përkrahësit e opozitës, kaluan nën çadrat e ngritura para kryeministrisë, natën e nëntë të grevës së urisë. Edhe pse nata kaloi relativisht e qetë, gjendja shëndetësore e tyre po rëndohet.
Mesnaten e te shtunes nje tjeter grevist ka lene cadrat per tu derguar ne spital per shkak te gjendjes se rende shendetesore. Grevisti nga Fieri eshte i 13-ti qe le greven. Ndersa një ditë më parë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dolën edhe katër grevistë të tjerë të cilët u shtruan për trajtim në repartin infektiv të Qendrës Spitalore Universitare.
Mjekët që asistojnë gjendjen e tyre thonë se ka shumë të tjerë që duhet të dalin për të marrë trajtim të specializuar. Ne gjendje te rende, sipas vleresimeve te mjekeve, janë deputetët Besnik Bare dhe Agim Leka. Nderkohe, problematike eshte edhe gjendja shendetesore e deputetit Blendi Klosi, i cili vuan nga diabeti.
ALSAT