E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madridi tenton të marrë Xherardin

Liverpul

Rihapet një tjetër kapitull i ri i historisë, vërtet i pafundmë, mes shtypit spanjoll dhe Stiven Xherardit. Si zakonisht në çdo fund sezoni, ju sjellim atë që gazetat iberike dhe këtë herë edhe angleze, japin për thuajse të sigurt: kapiteni i Liverpulit do të jetë ylli i ardhshëm i mesfushës së Realit të Madridit. Marrëveshja është arritur për rreth 34 milionë euro. Një tratativë, e cila mund të zgjerohet me një tjetër “big” të “Reds”-ave: Fernando Torres. Kjo sepse, sipas shtypit, Reali mund ta rrisë ofertën duke parë situatën e vështirë ekonomike të klubit të “Anfield Road”. Ata mund ta bindin “el Nino”, të lindur dhe të rritur në anën tjetër të Madridit (atë ‘Colchoneros’ të Atletiko Madridit). Ai i ka premtuar besnikëri Atletikos, duke nënvizuar se kurrë nuk do të luante për “armikun” historik, Realin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›