Formula 1 gabon Vettel Alonso merr pole position

Nga vendi i trete do te niset piloti i McLarenit Hamilton. Perfaqesuesit e mimit te Madh te Korese do te takohen sot me drejtuesit e FIA-s.
Fernando Alonso eshte njeriu i momentit ne Formulen 1. Piloti spanjoll i skuderise italiane pas pole positionit dhe fitores qe mori ne Monza dha dje kohen me te mire gjate provave zyrtare te Cmimit te Madh te Singaporit. Keshtu iberiku do te niset sot nga vendi i pare. Per sa u perket ndjekesve kohen e dyte me te mire e dha piloti i Red Bullit Sebastian Vettel qe gaboi ne xhiron e fundit te shpejte. Pas gjermanit do te nisen dy pilotet e McLarenit Lewis Hamilton dhe Jenson Button.
Massa niset nga fundi
Per Ferrarin ky pole position do te thote shume pasi kokekuqja ne dy sesionet e para te provave zyrtare qendroi prapa kanoceve te Red Bullit. Pas pole positionit te marre ne Monza tani per skuderine nga Maranello vjen edhe nje tjeter qe eshte vital duke pare karakteristikat e pistes se Singaporit i ngjan shume cirkuitit te Monakos piste ku parakalimet jane mjaft te veshtira per shkak te rruges shume te ngushte. Gjithsesi ne diten perfekte te Alonsos tek Ferrari nuk jane gezuar te gjithe pasi piloti i dyte Felipe Massa nuk arriti qe te kalonte minisesionin e pare te provave duke qene se kishte probleme me kambion. Kete situate mekaniket italiane e rikuperuan me se miri por tashme nuk mund te bejne asgje perballe rregullave te Formules 1. Piloti brazilian qe nuk mundi te kalonte minisesionin e pare te provave do te niset sot nga fundi. Nga ai pozicion braziliani nuk do te mund te ndihmoje shokun e skuadres nderkohe qe nga i njejti problem vuajti edhe piloti gjerman i Williamsit. Nico Hulkenberg edhe pse dha kohen e 12-te me te mire do te humbe pese vende ne nisje pasi nderroi dje kambion e njevendeshes se tij.
Hispania nuk nderron pronare
Dje skuderia Hispania deklaroi se nuk do te nderronte pronare. Drejtuesit e skuderise spanjolle hodhen poshte madje edhe zerat qe flisnin per nje bashkim te tyre me nje skuderi tjeter. Kreu i kesaj skuadre Colin Kolles i merzitur nga pyetjet e gazetareve qe ishin kurioze per fatin e skuderise spanjolle shpjegoi se Hispania do te qendroje ne Spanje. Gjithashtu Kolles pohoi se edhe per vitin 2011 skuderia e tij do te zgjase kontraten qe ka me Cosworthin keta te fundit furnizojne me motore spanjollet.
Cmimi i Madh i Korese
Nderkohe po dje u njoftua se pergjegjesit e Cmimit te Madh te Korese do te takojne sot drejtuesit e FIA-s me qellim qe te lene nje date ne te cilen skuadra e inspektoreve e udhehequr nga Charlie Whiting te ketyre te fundit te vezhgojne punimet ne cirkuitin e Yeongamit. Burime prane FIA-s kane bere me dije se edicioni i pare i Cmimit te Madh te Korese eshte ne rrezik duke qene se organizatoret jane pak mbrapa me punimet. Ekspedita e pare qe ishte organizuar me date 21 shtator e zyrtareve te institucionit boteror te automobilizmit eshte shtyre per nje date te dyte pasi koreanojugoret festonin nje feste te tyre. FIA beri me dije se komisioni mund te vizitoje punimet ne Kore ne fillimin e javes se ardhshme ose pas dy javesh. Cmimi i Madh i Korese do te zhvillohet me 24 tetor te 2011-s. FIA pohoi dje nga Singapori se ne qofte se ekipi i drejtuar nga Whiting do te ngele ne klase cirkuitin atehere ky cmim do te fshihej automatikisht nga kalendari i boterorit te 2011-s.