E Diel, 1 Nëntor 2026

Tevez mund i vetem Super Chelsea-n

Mancini fiton derbin me Ancelottin dhe rihap Premier Ligen. Per Chelsean kjo ishte humbja e pare.

Ne City of Manchester Stadium vendasit i dhane fund filllimit perfekt te Chelsea-t ne Premier Lige duke i shkaktuar humbjen e pare kete sezon ne Eastland. Carlos Tevez i cili ruajti rekordin e tij pozitiv personal ndaj bluve realizoi golin e vetem te ndeshjes pas nje inkursioni personal u ka shenuar kampioneve 3 here ne te dyja takimet e sezonit te shkuar. Ne nje sfide ku u krijuan shume pak raste Chelsea pati epersi te lehte ne pjesen e pare ku mbrojtesi Branislav Ivanovic ishte shume prane golit pasi goditja e tij me koke u ndal nga traversa e John Hart. Nga ana tjeter te kaltrit e Roberto Mancinit tentuan disa here te zinin ne befasi portierin Cech permes Tevezit qe ne kete takim italiani i kishte dorezuar dhe shiritin e kapitenit. Fraksioni i dyte i lojes paraqiti nje tjeter tablo me nje Chelsea me te mirevendosur ne fushe. Rastin e pare e paten me sulmuesin francez Anelka qe me nje goditje nga 20 metra per pak sa nuk befasoi portierin Hart. City nuk humbet kohe dhe kunderpergjigjet me nje goditje pozicionale te David Silvas qe devijohet mrekullisht nga portieri cek. Ne minuten e 59 nga nje sulm pa shume pretendime Yaya Toure pason ne qender tek Tevez i cili me nje depertim nga thellesia e mesfushes afrohet i pashqetesuar ne zonen e Cech godet mes kembeve te Cole dhe topi perfundon ne ekstremin e majte te portes se Chelseat. Ky ishte goli i dyte qe blute pesojne kete kampionat ndersa reagimi i tyre ishte inekzistent vecanerisht pas zevendesimit te Drogba me Sturridge ne minuten e 75. Fitorja e Cityt mban ende te hapur Premier Ligen angleze sepse nje fitore e kampioneve do ta conte Chelsean ne -10 nga te kaltrit. Me paraqitjen e djeshme Manchester C. shnderrohet ne macen e zeze te Chelseat dhe ben nje hap te sigurt drejt kreut duke u ngjitur ne vendin e 4-t me pike te barabarta me Arsenalin dhe kusherinjte e United qe luajne sot kunder Boltonit.

Ancelotti Humbje e merituar

Nota kritike ka perdorur Ancelotti pas humbjes se pare te skuadres kete kampionat e cila eshte e dyta radhazi pas asaj ndaj Newcastle ne mesjave Kupa Carling. Ne nuk arritem atje ku donim - tha italiani. - Nuk ishim ne gjendje qe te perdornim kualitetin dhe ishim shume konfuz. City arriti ti nderthurte shume mire keto elemente ne mesfushe dhe fitoi dyluftimet prandaj e meritoi plotesisht fitoren dhe eshte rival direkt per titull - shtoi ish-tekniku i Milanit. Ai e shpjegoi zevendesimin e Drogbase me Sturridge 75 me ndryshimet ne skeme. Ishte nje ndryshim taktik me duhej shpejtesia e Sturridge ne te djathte.

Mancini Ne pragmatiste fitohet edhe keshtu

Nuk mund ta fshinte kurrsesi kenaqesine e fitores tekniku tjeter italian i superndeshjes se djeshme Roberto Mancini i cili pavaresisht elozheve ndaj te tijve u beri thirrje te qendrojne me kembe ne toke pasi perpara i presin ndeshje shume te veshtira. Eumlshte normale te tregohesh me i kujdesshem ne keto lloj sfidash - tha Mancini per mediat. - Pas 5 takimesh Chelsea kishte shenuar 21 gola. Ata mbeten nje ekip fantastik por djemte tane luajten nje takim shume te forte. U treguam edhe pragmatiste pasi ne te vetmin shans qe na u paraqit e shfrytezuam maksimalisht - perfundoi trajneri i Manchester Cityt.

Renditja

Pike Nd.

1 Chelsea 15 6

2 Arsenal 11 6

3 M. United 11 5

4 M. City 11 6

5 W. B. A. 10 6

6 Fulham 8 6

7 Tottenham 8 6

8 Blackburn 8 6

9 Newcastle 7 5

10 Sunderland 7 6

11 Birmingham7 6 1

2 Aston V. 7 5

13 Blackpool 7 6

14 Bolton 6 5

15 Liverpool 6 6

16 Whampton 5 5

17 Wigan A. 5 6

18 Stoke City 4 5

19 West Ham 4 6

20 Everton 3 6

Rezultatet

Dje

Blackpool 1 ndash 2 Blackburn

Arsenal 2 ndash 3 W. B. A.

Fulham 0 ndash 0 Everton

Liverpool 2 ndash 2 Sunderland

West Ham 1 ndash 0 Tottenham

Birmingham 0 ndash 0 WiganAthletic

Manchester City 1 ndash 0 Chelsea

Sot

1300 Bolton ndash M. United

1505 Whampton - Aston Villa

1710 Newcastle - Stoke City

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›