E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 prezantohen ndryshimet ne rregullore

Në vigjilje të startit të Botërorit të Formula 1, shtatë herë kampioni i botës, Michael Schumacher ka prezantuar ndryshimet e rregullores së kampionatit të këtij edicioni. Përpara Çmimit të Madh të Australisë, piloti gjerman ka shpjeguar inovacionet, duke filluar nga gomat Pirelli në Mercedesin e tij, sistemin KERS, që lejon makinën të ruajë energji dhe e ndihmon në parakalimet në kthesë, si dhe krahun rregulluesi që ndihmon pilotin të rrisë shpejtësinë.

Piloti gjerman pretendon titullin pas sezonit zhgënjyes vitin e kaluar, por duhet të rivalizojë me dyshen e Red Bull. Skuderia energjike nuk e ka ndryshuar linjën me kampionin e botës 2010 Sebastian Vettel, tani me numrin 1 në makinën e tij. Gjermani ka rinovuar kontratën deri në 2014, ndërsa kolegu i tij do të jetë sërisht australiani Mark Vebber, që u rendit i treti. RB7 në testet e zhvilluara ka rezultuar e shpejtë. Skuderia ka vendosur të përdorë dy inovacionet, KERS-in dhe krahun rregullues, kështu që pritet që të vazhdojnë të jenë në formë.

Edhe MCLAREN ka pretendimet e saj në këtë edicion. Leuis Hamilton dhe Jenson Button do të pilotojnë MP4-26, që nuk është se ka shkëlqyer në teste, por McLaren ka provuar se është e aftë të transformojë një makinë të ngadaltë në fituese. Sipas raporteve, britanikët po e bëjnë këtë gjë, duke ndryshuar sistemin motorik dhe shasinë e makinës.

FERRARI është kandidati tjetër potencial. Fundi i dënimit për urdhrat e skuderisë duket se favorizojnë Fernando Alonson në dëm të Felipe Massa. Historia e Ferrarit ka raste në të cilat i është kërkuar Rubens Barrichellos dhe Massas të veprojnë si mbështetës të Michael Schumacher, dhe Alonso mund të përfitojë nga i njëjti trajtim në 2011. Ferrari 150 Italia ka rezultuar i shpejtë në prova. Në 2010 Ferrari nuk ishte i qendrueshëm, kështu që nëse arrijnë të balancojnë makinën që në fillim, Alonso mund të fitojë titullin kampion.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›