Nata e trete e bombardimeve mbi Libi Obama Aksioni amerikan i kufizuar

Qeveria e Libisë deklaron se më shumë civilë janë vrarë gjatë natës së tretë të bombardimeve nga forcat e koalicionit. Shpërthime dhe zjarr kundërajror është dëgjuar fare pranë rezidencës së Moamer Gadafit në Tripoli. Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama tha se SHBA do ta transferojnë rolin udhëheqës "brenda ditëve" për të siguruar që të ndahet barra nga zbatimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara kundër Gadafit.
Gjatë një vizite në Kili, Obama tha se aksioni amerikan do të jetë i kufizuar, ndërsa misioni komandues i shkurtër. Megjithate për Obamën mbetet i pandryshuar qëndrimi zyrtar i Uashingtonit në bazë të të cilit lideri libian Gadafi duhet të largohet nga pushteti. Propoganda mbetet një armë e fuqishme për zyrtarët qeveritarë në Libi të cilët deklaruan se kanë shënuar sukses në Misrata e kanë rivendosur kontrollin aty.