Ndertesat prane Institutit te Fizikes Berthamore ne rrezik jeta e banoreve

Zaptimi i ambienteve pranë fakulteteve të universitetit të Tiranës nga ndërtesa të shumta vazhdon të jetë një problem i pazgjidhshëm. Ai është edhe më shqetësues në vecanti për ndërtesat që janë ngritur pranë Institutit të Fizikës Bërthamore. Kjo ka qënë deklarata e rektorit Dhori Kule i cili u shpreh se ndërtesat që janë ngritur pranë kësaj qendre rrezikojnë jetën e banorëve.
“Ngjitur me murin e qendrës së fizikës bërthamore po ndërtohen dhe janë dhënë leje ndërtimi për të ndërtuar pallate, veç shumë shtëpive që janë aty afër. Është një zonë shumë e rrezikshme. Do thoja është Fukushima në Tiranë. Është qendra e fizikës bërthamore. Ka mbetje bërthamore jashtëzakonisht problematike” tha Kule.
Rektori Kule ka reaguar edhe për çështjen e kopshtit botanik, i cili është në pronësi të universitetit që ai drejton. Kule tha se mirëpret projektin e unazës së madhe, por hapësirat që do t’i merren këtij kopshti duhet të zëvendësohen pranë liqenit artificial.
“Do kërkojmë që në ristrukturimin e brendshëm bimësia të rigjejë vendin e vet ose brenda liqenit artificial ka hapësira të tjera që ajo ahpësirë që do t’i merret kopshtit botanik të zëvendësohet në një ambjent tjetër” tha Kule.
Probleme me zaptimin e ambienteve nga ndërtime madje edhe të paligjshme sipas rektorit të UT ka dhe fakulteti i Ekonomikut si dhe ai i Histori– Filologjisë.
Edlira Sulejmani