E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Formula 1 shton numrin e garave në një Botëror

Një Formula 1 që nuk resht së menduari për realizimin e ideve të veta novatore. Ky është mesazhi që përcjell Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, i cili mendon për të ardhmen e këtij sporti. “Jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Është një moment i madh për Formula 1, por nuk ndalemi me kaq”, ka thënë ai. Pas deklaratës për rikthimin e Çmimit të Madh të Kinës nga 2023-2025, F1, ka dyshimet e saj për garën e Shanghait.

“Në Çmimin e madh të Kinës duhet të jemi të kujdesshëm, si për rregullat anti-Covid, ashtu edhe për situatën gjeopolitike”, tha Domenicali. “Emergjenca këshillon të presim deri në fund të vitit përpara se të marrim vendimet përfundimtare për këtë çështje dhe diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me Formula 1 por të gjitha ngjarjet kryesore sportive në Kinë. Nëse do jetë kjo gara e fundit në Belgjikë? Nuk do të thoja me siguri. Po diskutojmë me organizatorët, të cilët do të jenë shpesh në zyrën time në fundjavën e garës në Spa”.

Ndoshta mund të kthehet Çmimi i Madh në Afrikën e Jugut. Domenicali përgjigjet: “Ne duam të garojmë në Afrikë, ka negociata, por nuk është fjala për të bërë një garë dhe pastaj të vijë një mungesë e gjatë. Ne duam një projekt solid që të na lejojë të garojmë në Afrikën e Jugut në një afat të gjatë dhe synimi ynë është që të marrim vendime në mënyrën më lineare dhe korrekte të mundshme. Në afat të shkurtër planifikojmë të përmbyllim kalendarin e vitit 2023, i cili do të ketë 24 gara. Ky është numri ideal i garave për ne, ai përfshin bashkë interesat ekonomike dhe teknike. Nëse kuptojmë se ky numër është i ekzagjeruar, e do të bjerë vëmendja dhe interesi, atëherë do të jem i pari që do të kërkoj uljen e numrit të garave në Kampionatin Botëror të F1”.

Pas suksesit të Sprintit, i prezantuar në vitin 2021, Domenicali deklaron: Në vitin 2023 do të ketë 6 Sprint, por ne po studiojmë një sistem për të futur risi në të gjitha seancat në mënyrë që pilotët të luftojnë gjithmonë për ndonjë objektiv, kështu që tifozët do të kenë arsye interesi çdo ditë të fundjavës, madje edhe të premten”.

Një çështje për të cilën ka folur Domenicali ka qenë edhe përfshirja e piloteve femra në F1. “Besojmë se është e domosdoshme për F1 që t’u japë një shans edhe vajzave të marrin pjesë në një botëror. Por nuk mendoj se është e mundur që të shohim një pilote në F1, të paktën për 5 vitet e ardhshme. Por duhet të garantojmë që sistemi i jep të gjithëve një mundësi, pa dallim gjinor” – ka thënë Domenicali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›