Rusia bombardon stacionin hekurudhor në Ukrainë, të paktën 15 viktima

Të paktën pesëmbëdhjetë persona janë vrarë në një sulm rus në stacion hekurudhor Chaplyne në rajonin e Dnipropetrovsk, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Rreth 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa ekziston frika se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë.
Rusia nuk ka komentuar mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në përvjetorin gjashtëmujor të pushtimit të Moskës./ BBC
/rtsh.al/