E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Federer pritet si “Mbret” në Wimbledon

Rekordmeni i Wimbledonit, Roger Federer është pritur me ovacione nga tifozët në Church Road, ashtu si atëherë kur luante tenis. Kampioni zviceran është takuar me Princeshën e Uellsit Keit, ndërsa nderohet nga të gjithë tifozë që brohorisnin: Mbreti u kthye. Ish-tenisti zviceran ishte prezent në ndeshjen e raundit të parë për femra midis Shelby Rogers të Shteteve të Bashkuara dhe Elena Rybakina të Kazakistanit zhvilluar gjatë ditës së dytë të turneut të Wimbledonit.

Ovacionet e tifozëve ishin të pafundme, ashtu siç janë edhe rekordet e tij. Mbreti Roger është rikthyer në Wimbledon Central, duke shijuar tenisin si spektator, siç premtoi të bënte pasi të përfundojë karriera e tij. Federer është rikthyer në tempullin ku ndërtoi legjendën e tij, në të cilin u bë fenomen duke puthur më shumë se kushdo tjetër, plot 8 herë kupën e fituesit të Wimbeldonit, turneut më prestigjoz që luhet në fushën me bar. Dhe Wimbledon e nderoi atë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›