Olli: Brenda dhjetë ditësh, Lulzim Basha në bashki
13/07/2011 Deklarata e zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Lulzim Basha, fitues i zgjedhjeve të 8 majit do të mund të marrë detyrën e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës brenda 10 ditëve. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, në një prononcim të djeshëm për mediat shpjegoi se Basha është ligjërisht kryebashkiak i Tiranës, menjëherë pasi Kolegji Zgjedhor la në fuqi vendimin e KQZ-së. “Nga pikëpamja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në raport të vendimmarrjeve që janë marrë prej tij, por edhe për sa i takon ligjit të pushtetit vendor, nuk ka asnjë lloj problemi qoftë juridik, qoftë për ushtrimin e detyrës, qoftë dhe për marrjen e detyrës nga ana e zotit Basha. Mbetet për t’u pritur elementet kohorë që përcakton ligji në raport me kërkesat ankimore që burojnë si rezultat i mosvendimmarrjes së ligjshme të KQZ-së. Me pranimin e këtij akti të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe nga ana e Kolegjit fillon menjëherë puna me konstituimin e këshillit bashkiak, i cili bëhet nën drejtimin e Prefektit. Me t’u kryer konstituimi, besoj që me shumicën e thjeshtë të të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak Tiranë bëhet edhe betimi i kryetarit aktual të Bashkisë së Tiranës, zotit Lulzim Basha. Më tej, në prononcimin e tij, Olli sqaron se kandidati fitues i garës së 8 majit në Tiranë paraqitet formalisht në Gjykatën e Faktit dhe merr një vërtetim që çështjet ose kërkesat ankimore të lidhura me të qenin e tij si kryetar ose jo kanë përfunduar, çka i jep atij automatikisht të drejtën për të ushtruar juridikisht, përveç votave të marra nga qytetarët e Tiranës, por tashmë edhe nga pikëpamja de juro për ushtrimin e detyrës. Sipas vendimit të Kolegjit, Basha rezultoi fitues me 93 vota në avantazh ndaj rivalit të tij në këtë garë, kreu i opozitës Edi Rama.