E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A1, pritet shpërndarja e tyre

Në shkollat e mesme të të gjithë vendit ka filluar tërheqja e formularëve A1, dhe në ditet në vijim pritet që formularet ti shpërndahen nxenësve për plotësim. Në ndryshim me vitet e kaluara, këtë vit, në plotësimin e tyre do asistojnë edhe pedagogët.

Ndërkohë drejtoresha e gjimnazit “Partizani” në kryeqytet, Luljeta Basha, pohon për mikrofonin e RTV “Ora News” se këtë vit janë vënë paraprakisht në dijeni edhe prindërit e nxënësve.
 

Përveç lendëve të detyrueshme që çdo maturant do testohet, gjuha angleze është lenda më e preferuar e të rinjve.
 

Afati i dorëzimit të formularëve A1 është data 10 mars, ndërkohë formulari AZ1 do plotësohet nga data 1 deri me 5 maj per të gjithë nxenësit që kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë shtetit.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›