E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbushin detin me inerte per te perfituar toke per leje ndertimi

Inspektorati Mjedisor e Ndertimor ne aksion. Prefektura konflikt institucional me bashkine

Piratet e detit jane hedhur ne aksion duke mbushur naten me dherat e germimeve bregdetin per te perfituar toke- ka deklaruar per Standard kreu i Mjedisit ne Prefekturen e Durresit Ramazan Kalia. Sipas tij Institucioni yne ka nisur prej disa muajsh nje konflikt te hapur me bashkine dhe shkak i konfliktit per ndotje te mjedisit eshte nje gjobe e re prej 2 milione lekesh qe ne i kemi vene atij institucioni qe ka nisur nje investim publik pa marre me pare lejen mjedisore.

Javen e fundit konflikti eshte thelluar edhe me shume teksa firma zbatuese te projektit publik per rikonstruksionin e sheshit Taulantia ka depozituar tonelata me inerte ne brendesi te detit. Zoti Kalia tha Kesaj situate dramatike ne bregdet i jane shtuar edhe piratet e nates qe duke derdhur inertet ne det perfitojne toke per ndertime ne kurriz te detit kjo po ndodh ne veri te shetitores bregdetare ne syrin e qytetareve durrsake ku firmat private dhe vete Bashkia e Durresit shkelin ligjet mjedisore.

Kalia u shpreh Gjoba ndaj Bashkise se Durresit eshte pasoje e nje veprimi te jashteligjshem pasi firma e cila ka marre persiper punimet ka hedhur dhera ne det per te bere te mundur zgjerimin e sheshit por nje gje e tille eshte kryer pa marre leje nga Agjencia e Mjedisit.

Por edhe dy firmat kontraktore te ketij investimi jane gjobitur perkatesisht me 500 mije dhe 100 mije leke secila dhe ndaj tyre eshte marre masa e gjobitjes per hedhje dherash pa leje ne bregdet.

Kalia thote se megjithese jane bere disa paralajmerime ndaj bashkise per pajisje me leje mjedisore te puneve publike nepermjet shkresave zyrtare ajo nuk u eshte pergjigjur kerkesave te legjislacionit dhe per kete kontrollet do te jene te vazhdueshme ne te ardhmen si dhe masat qe njeh ligji.

Nga ana e tij kreu i Bashkise se Durresit Vangjush Dako deklaroi per Standard se gjobat e vena ndaj bashkise nuk i paguan institucioni por ato jane parate e taksapaguesve durrsake ARM mund te vere gjoba dhe kjo eshte detyre e saj ligji nuk po zbatohet per te gjithe njelloj sepse vetem pak metra me lart jane depozituar inerte ne nje siperfaqe shume me te madhe nga privati dhe mjedisoret te shikojne me te njejten procedure edhe demtuesit e tjere jo vetem institucionet vendore qe i sherbejne qytetareve.

Investimi prej 500 milione lekesh qe ka nisur rreth 6 muaj me pare eshte bllokuar nga mjedisoret. Bashkia duhet te marre leje mjedisore ne te kundert nuk do te lejohet te rinisin serish punimet ne shetitore.

Kjo e fundit kishte lajmeruar edhe me pare qe punimet per rehabilitimin e sheshit Taulantja te nisura nga bashkia do te do te bllokoheshin madje gjate vitit te kaluar jane bllokuar plot tri here ne periudha te ndryshme. Mjedisoret ne prefekture shprehen te bindur se punimet do te rifillojne vetem kur te merret leja mjedisore prane saj dhe ekspertet perkates te bejne matjet e nivelit te ndotjes qe i eshte shkaktuar vijes bregdetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›