E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli nuk e di a i ka “numrat” për president

Kampi politik i Behxhet Pacollit gjendet para një sprove të vështirë. “Kriza e numrave” për të votuar Behxhet Pacollin për president të Republikës konfirmohet në një mënyrë nga vetë ky subjekt politik.
 

Pas dhënies së betimit si deputet i legjislaturës së katërt, Pacolli është shprehur i sinqertë, duke mohuar të jetë në dijeni nëse i ka votat e mjaftueshme për të qenë President. “Nuk e di”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Pacollit dhënë gazetarëve pas përfundimit të seancës solemne.
 

Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, njoftoi se do të shqyrtojë kërkesën e koalicionit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të martën, ku do të votohet për Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›