Formulari A2, cmimi 2 mije leke
Para se te paraqiten ne provim, maturantet duhet te paraqesin mandat-arketimin e pageses prej 2 mije lekesh, qe behet ne banke, ku vertetohet se formulari A2 eshte blere nga kandidatet per studente. Ministria e Arsimit dhe Shkences ka vendosur qe sivjet, formulari i perzgjedhjes se deges dhe universitetit, te kushtoje jo me pak se 2 mije leke. Vitin e kaluar u propozua ulja e cmimit te tij ne 1.500 leke, por nuk u realizua per shkak te kostos se larte te procesit te Matures Shteterore.
Vlera
Formulari A2 do te kushtoje plot 2 mije leke. Kjo eshte shifra zyrtare qe jep Ministria e Arsimit, dy muaj para plotesimit te tij. Po te kemi parasysh faktin se e drejta e animimit te rezultateve eshte hequr, vihet re se shpenzimet e maturanteve jane ulur sivjet. Vjet ata duhej te paguanin formularin 2 mije leke, nese donin te rishihnin testin duhej te paguanin edhe 400 leke, ndersa per rivleresim te testit 1200 leke te tjera. Po te mblidheshin bashke, keto shifra dilnin mjaft te larta per maturantet, por sivjet ata duhet te paguajne vetem formularin. Sikurse behet e ditur, formulari A2 do t'i jepet maturantit, duke i mbajtur faturen e pageses se kryer. Formulari A2 eshte prodhuar i personalizuar per secilin nxenes te Republikes, qe ka plotesuar Formularin A1 dhe figuron ne bazen e te dhenave. Te dhenat per nxenesin merren nga plotesimi i Formularit A1. Ne krye te formularit A2, eshte sigla e pranimeve 2010 ne Arsimin e Larte permes parimit Merite Preference, emri i shkolles, rrethi, qyteti ose fshati, dhe ne te djathte ID e maturantit. Ne pjesen e majte eshte vendosur emri, atesia dhe mbiemri i nxenesit dhe datelindja e tij. Ky konceptim tregon qe askush nuk mund te marre nje formular A2, qe nuk i perket atij.
Deget
Lista e programeve te studimit te ciklit te pare me kohe te plote ne vitin akademik 2010-2011, pritet te zere pjesen me te madhe te formularit A2. Maturantet duhet ta lexojne me shume kujdes kete liste, per te gjetur programet e studimit qe preferojne. Per secilin universitet te Shqiperise jane renditur te gjitha programet e studimit. Perpara secilit prej programeve te studimit, ka nje numer me 3 shifra, qe perfaqeson ate program studimi si dhe nje kuadrat bosh. Specialistet keshillojne qe duke ndjekur me kujdes listen e programeve te studimit, se pari ndaloni ne universitetin ku deshironi te ndiqni studimet.
Lexoni me kujdes programet e studimit te atij universiteti dhe per nje program studimi qe preferoni, mbani shenim numrin e programit te studimit dhe emertimin e tij, p.sh ne Universitetin e Tiranes: 010 Kimi Ushqimore. Po brenda te njejtit universitet mbani shenim numrin dhe emertimin e programeve te studimeve te tjera te preferuara, p.sh. 024 Pune Sociale, e keshtu me radhe. Mund te mbani shenim numrin dhe emertimin e programeve te studimit qe preferoni ne cilindo universitet, p.sh. ne Universitetin Politeknik te Tiranes: 066 Inxhinieri Mjedisi.
L.Ndoka