E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e degeve, sipas rendit preferencial

Para se te plotesoni preferencat konsultohuni me familjen, diskutoni me te afermit dhe nga lista qe formuat me shenimet qe mbajtet me siper, formoni nje liste ku programet e studimit i rendisni sipas preferencave. I pari do te jete programi i studimit qe preferoni me shume, i dyti ai qe preferoni nese nuk do te fitoni ne Preferencen e pare e keshtu me radhe. Preferenca me e larte eshte Preferenca 1. Kjo per arsye se mbi kete baze te preferencave do te shpallen fituesit per secilin program studimi. Kontrollohet Preferenca 1, nese aty jeni fitues, aty shpalleni per regjistrim ne universitet. Nese nuk jeni fitues ne Preferencen 1, kontrollohet Preferenca 2 e keshtu me radhe deri ne Preferencen 10. Shpalleni fitues, nese keni mbledhur piket e nevojshme, ne Preferencen me te larte. Fitues jeni vetem ne nje program studimi, ne ate te preferences me te larte edhe sikur te keni piket e mjaftueshme dhe me renditje te kenaqshme per preferenca te tjera. Sipas specialisteve, vetem pasi te keni vendosur renditjen e programeve te studimit sipas preferencave, nga 1 ne 10, atehere mund te uleni per te plotesuar formularin A2 per Preferencat. Ne te djathte lart te formularit A2, ndodhen 10 kuadrate me numrat rendore perkates nga 1 deri ne 10. Keta numra rendore perfaqesojne numrin e preferences. Per plotesimin e ketyre kuadrateve duhet shume kujdes. Per secilen preference ka 3 (tre) kuti. Ne cdo kuti shenohet nje shifer e qarte dhe pa korrigjime. Numri i formuar, perfaqeson numrin e programit te studimit qe keni zgjedhur per ate preference. P.sh. ne kutine me Nr. 1 eshte shkruar shifra 013. Kjo do te thote qe programi i studimit i kandidatit me preference te pare (me te larten) eshte Anglisht ne Universitetin e Tiranes. Pasi plotesohen kutite e te dhjete preferencave me shifra, do te plotesojme kutite para emertimeve te programeve te studimit me shifren perkatese te preferences. Shifra duhet te jete e qarte, me stilolaps me ngjyre te zeze.

Ndryshimi
Sivjet nuk eshte e detyruar qe maturanti t'i plotesoje te gjitha kuadratet e degeve te preferuara. Nga 10, qe jane gjithsej maturanti mund te shenoje tre, dy, apo madje edhe 1 te vetme, si preference per te vazhduar studimet e larta ne universitetet publike te Shqiperise.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›