Formulari A2, gabimet qe nuk duhen bere Eljona Ballhysa
Ka nisur dje plotesimi i formularit A2 per te gjithe maturantet e qytetit te Tiranes, nderkohe qe Ministria e Arsimit ka percaktuar nje grafik per aplikimin, ne menyre qe te mos kete ngarkese te sistemit, meqenese aplikimi behet online. Nga ana tjeter, Drejtoria Arsimore e Tiranes ka urdheruar te gjitha shkollat e mesme dhe gjimnazet qe te ndihmojne maturantet per te aplikuar, ndersa nje pjese e mire e tyre kane zgjedhur qe te aplikojne vete nga shtepite e tyre. Anila Avdia drejtoreshe e Sektorit te IT-se ne Drejtorine Arsimore te Tiranes jep disa keshilla per maturantet ne menyre qe te mos bejne gabime gjate plotesimit te formularit A2. “Ne baze te udhezimit te MASH maturantet jane te lire te aplikojne kudo online, megjithese ne kemi udhezuar te gjitha shkollat e mesme dhe gjimnazet qe te jene te hapura dhe te ndihmojne ata maturante qe kerkojne ndihme. Ajo cfare duhet te kete kujdes maturanti eshte se ne radhe te pare ai nuk duhet te nxitohet. Duhet ta plotesoje disa here formularin para se te shtype butonin dergo. Fillimisht maturantet duhet te kene bere llogarite ne baze te formules se miratuar nga MASH, per numrin e pikeve qe disponojne dhe te bejne krahasimin me piket e maturantit te fundit qe eshte pranuar vitin e kaluar ne degen qe ai deshiron. Kjo nuk do te thote se eshte 100% e sigurt, por eshte nje pike e forte orientimi. Kjo do te thote se maturanti nese ka kapur 6400 pike dhe deshiron te aplikoje per mjekesi duhet te shohe piket me te cilat eshte pranuar maturanti i fundit vitin e kaluar. Nese ai eshte fituar me me pak se 6400, atehere maturantin duhet ta shenoje kete preference. Ne rast se piket e tij nuk jane afer, apo jane me pak, atehere kjo eshte zone rreziku. Pra eshte shume e rendesishme qe te zgjedhin ato dege ku kane me shume pike sesa maturanti qe ka qene i fundit i listes se vjetshme”, - ben te ditur Anila Avdia. Ajo ben te ditur se DAR Tirana ka angazhuar dy specialiste te IT-se per te gjithe ata maturante qe do te kene mosperputhje te ID-se me karten e identitetit, ose probleme me numrin e kartes se identitetit, te cilet mund te drejtohen tek shkolla Ismail Qemali. Nderkaq ne baze te grafikut ne datat 29 dhe 30 korrik do te mund te aplikojne maturantet e qytetit te Tiranes, ne daten 31 korrik do te mund te aplikojne maturantet e Bashkise se Kamzes, Durresit, Kavajes dhe Krujes. Ndersa ne 1 gusht do te aplikojne maturantet e qyteteve, Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korce, Pogradec, Kolonje e Devoll. Me 2 gusht maturantet e qyteteve Fier, Mallakaster, Lushnje, Berat, Kucove e Skrapar. Me 3 gusht maturantet e qyteteve Shkoder, M. e Madhe, Puke, Lezhe, Kurbin e Mirdite. Me 4 gusht maturantet e qyteteve Vlore, Sarande, Delvine, Gjirokaster, Tepelene e Permet. Me 5 gusht maturantet e qyteteve Kukes, Has, Tropoje, Diber, Mat e Bulqize.
Gabimet
Maturantet nuk duhet te nxitohen per te derguar aplikimin
Maturantet duhet ta plotesojne disa here para se ta dergojne
Maturantet duhet te llogarisin piket ne baze te formules
Maturantet nuk duhet te zgjedhin deget ku kane me pak pike se maturantet e fundit te listes se vjetshme