Vjen i nxehti afrikan, temperaturat 40 grade
Keto dite e gjithe Evropa dhe vendi yne eshte perfshire nga nje vale e te nxehtit afrikan i cili ka shenuar temperature deri ne 40 grade celsius ne hije, nderkohe qe termometri ne vende me diell dhe sidomos ne pjese te asfaltuara shkon edhe disa grade me lart. Per meteorologet, kjo vale e te nxehtit do te vazhdoje pergjate gjithe javes ndersa dje eshte shenuar edhe dita me e nxehte e muajit korrik per kete vit. “Ne 24 oret qe lame pas eshte regjistruar temperatura 39 grade celsius ne Gjirokaster, por edhe ne vendet e uleta, ndersa dita e hene eshte nje nder ditet me te nxehta te muajit korrik, parashikohet qe temperaturat te shkojne deri ne 40 grade", thote Rezarta Xhakollari, sinoptikane ne Sherbimin Ushtarak Meteorologjik. Sipas sinoptikaneve, ne datat 30 dhe 31 korrik parashikohet nje terheqje e lehte e masave te nxehta sahariane qe kane pershire te gjithe gadishullin e Ballkanit. Kjo do te coje ne ulje me 1 deri ne 2 grade te temperaturave, per te sjelle serish temperaturat e nxehta te ketyre diteve ne fillim te gushtit. "Data 1, 2 dhe 3 gusht do te mbeten te nxehta me temperatura, te cilat do te jene serish ne vlerat deri ne 38 grade celsius. Nuk presim ndryshime shume te ndjeshme ne fushen atmosferike. Nje renie e lehte do te kete diten e marte dhe te merkure, ku do te kete zhvillime vranesirash, kryesisht ne relievet malore", thote Xhakollari. Ne keto kushte, mjeket keshillojne konsumimin e sa me shume lengjeve, per te zevendesuar lengjet qe priret te humbase organizmi per shkak te periudhes se nxehte. Kujdes te vecante duhet te bejne femijet dhe moshat e treta, sidomos te semuret kronike. “Moshat e treta, ashtu si edhe femijet duhet te perdorin uje, supera me zarzavate, fruta me qellim zevendesimin e lengjeve te humbura. Evitoni konsumin e alkoolit dhe pijeve te gazuara apo qe permbajne kafeine kur temperaturat jane te larta, pasi ato mund te shkaktojne dehidratim te organizmit”, theksojne specialistet. Po keshtu ne keshilla hyjne edhe konsumimi i lengjeve dhe nese temperatura kalon 33 grade celsius eshte mjaft e rendesishme te pini deri 3 litra lengje ne dite ( uje eshte me mire ) dhe per ata te cilet jane mbipeshe apo obeze mund ti duhet te pine dhe me shume. Ne keshilla te rendesishme eshte edhe marrja e mjekimit apo asistences mjekesore ne rastet kur pacientet kane te perziera, te vjella apo ngerc muskulor. Po keshtu bluzat e bardha keshillojne edhe kufizimin e daljes ne diell ne oraret e pikut, 11:00 deri rreth ores 16:00, kur perqendrimi i rrezeve eshte shume i madh. Nderkohe qe i nxehti mund ta komplikoje situaten e pacienteve qe vuajne nga hipertensioni, nga probleme te zemres dhe insuficienca renale dhe disa ilace qe perkeqesojne efektet e goditjes se te nxehtit.