E Diel, 1 Nëntor 2026

Toponimet, Avokati i Popullit, 5 pyetje per Aldo Bumcin



Avokati i Popullit beri dje te ditur se ka marre nje sere ankesash nga qytetare shqiptare lidhur me ceshtjen e pasqyrimit te toponimeve greke ne dokumentet zyrtare te shtetasve shqiptare dhe bazuar ne to ka nisur proceduren e hetimit administrativ. Ne nje deklarate per mediat thuhet se Avokati i Popullit e vlereson nje problem te rendesishem ceshtjen e mesiperme pasi eshte nje problem qe prek nje numer te konsiderueshem qytetaresh shqiptare, vecanerisht femijet e shtetasve shqiptare te larguar pas viteve 90, qe kane lindur dhe qe jetojne ne shtetin grek. Kjo ceshtje eshte ngritur dhe diskutuar si nje shqetesim i perbashket edhe ne viziten qe Avokati i Popullit pati ne Greqi gjate ketij muaji me homologen e tij, Ombudsmanen e Greqise znj. Caliope Spanou. Duke analizuar gjeresisht teresine e te drejtave qe cenon gjendja e krijuar per shkak te pasqyrimit te toponimeve ne dokumentet zyrtare te shtetasve shqiptar, te dyja institucionet u bene thirrje institucioneve kompetente te shteteve respektive per te gjetur sa me shpejt te jete e mundur zgjidhjen me te pershtatshme, dhe duke theksuar vecanerisht mbrojtjen e interesave legjitim te femijeve ne kete rast. Ndjekja konkrete e ceshtjes nga ana e Avokatit te Popullit ka vazhduar me kerkimin e shpjegimeve nga ana e autoritetit kompetent ne vendin tone, Ministria e Puneve te Jashtme. “Megjithate, konstatojme se edhe pse jane derguar 3 shkresa te perseritura per kete qellim, nga ana e ketij institucioni eshte shfaqur mungese angazhimi dhe transparence per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje”, - thote AP. Ketu reagon MPJ e cila dje tha se i eshte komunikuar edhe Avokatit te Popullit, Igli Totozani nga ana e z. Aldo Bumci gjate takimit qe zhvilluan se bashku diten e premte, date 26 korrik 2013, se MPJ ka qene dhe vazhdon te mbetet plotesisht e angazhuar per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje, dhe te tjerave ne axhenden dypaleshe me Greqine.

Sakaq, AP thote se per te vijuar me sukses proceduren e hetimit administrativ dhe per nevojen e qytetareve shqiptare te prekur, ose jo nga ky problem, per transparence i kerkon publikisht Ministrise se Puneve te Jashtme qe ne nje kohe sa me te shpejte t’u ktheje pergjigje pyetjeve si vijon:

5 pyetje nga Igli Totozani

Cilat jane shkaqet ligjore qe kane cuar ne lindjen dhe bartjen e ketyre problematikave?

Cilat jane masat dhe procedurat qe po ndiqen aktualisht nga autoritetet shqiptare per shmangien e pengesave ne levizjen e shtetasve shqiptare ne pikat e kalimit kufitar me shtetin grek per shkak te problematikes se shkrimit te toponimeve greke ne pasaportat shqiptare?

Cilat jane hapat konkrete te ndermarre per standardizimin e toponimeve ne dokumentet e udhetimit te shtetasve shqiptare, bazuar edhe ne Udherrefyesit e Toponimeve te Grupit te eksperteve te Kombeve te Bashkuara UNGEGN (United Nations Group of Experts on Geographical Names)?

A eshte ngritur tashme autoriteti shqiptar per standardizimin e perdorimit te emrave gjeografik ne dokumentet zyrtare?

Cila eshte fatura financiare e parashikuar per zgjidhjen perfundimtare te problemit?

Reagim i MPJ per ceshtjen e toponimeve

Çeshtja e toponimeve mbetet prioritet per Ministrine e Puneve te Jashtme

Ministria e Puneve te Jashtme tha dje se ka qene dhe vazhdon te mbetet plotesisht e angazhuar per zgjidhjen e ceshtjes se toponimeve dhe te tjerave ne axhenden dypaleshe me Greqine. Sa i perket ceshtjes se toponimeve, MPJ thote se eshte bere pjese e axhendes se bisedimeve zyrtare me palen greke qysh ne vitin 2011, kur kjo e fundit e ngriti si problem. “Çeshtja e toponimeve mbetet prioritet per Ministrine e Puneve te Jashtme”, - thekson ministria. Ne funksion te zgjidhjes se saj jane zhvilluar nje numer i madh takimesh dypaleshe, ne Tirane dhe Athine. Gjate ketij viti ambasadori grek eshte thirrur ne menyre te perseritur ne MPJ per kete ceshtje dhe po ashtu, Ambasadori yne ne Athine ka zhvilluar rregullisht takime ne MPJ-ne Greke. Kjo ceshtje eshte ngritur nga pala jone edhe ne takimet e Ministrit te PJ, z. Aldo Bumci me Homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos. Ne kete kuader te zgjidhjes se ceshtjes se toponimeve Ministria e Puneve te Jashtme, ne bashkepunim me Ministrine e Brendshme dhe me ate te Drejtesise, i ka percjelle nje propozim konkret pales greke, prej se ciles pritet nje pergjigje. Diten e merkure, date 31 korrik 2013, ambasadori yne ne Athine, Dashnor Dervishi do te zhvilloje nje takim me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Puneve te Jashtme te Greqise, Evangelos Venizelos ku, nder te tjera, do te trajtoje edhe kete ceshtje prioritare, duke kerkuar nje zgjidhje perfundimtare, te qendrueshme, te pranueshme nga te dyja palet, dhe ne perputhje me te drejten nderkombetare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›