E Diel, 1 Nëntor 2026

PS tërhiqet nga rivotimi në Lezhë, PD: Rama pranoi se vodhi votat Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, u shpreh dje se kreu socialist Edi Rama, u terhoq nga kerkesa per rivotim ne Qarkun e Lezhes, pasi e dinte se riperseritja e zgjedhjeve ne kete qark, do te sillte ndeshkimin e tij nga lezhianet per vjedhjen e votave qe beri ne 23 qershor. Ne nje postim te bere ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, Berisha theksoi se qendrimi i djeshem i PS per Lezhen dhe terheqja tregoi se Edi Rama pranoi boterisht se ka vjedhur 1250 vota ne Lezhe. “Te dashur miq, Edi Rama sot pranoi boterisht se ka vjedhur 1250 vota ne Lezhe. Ai papritmas terhoqi kerkesen e paraqitur ne Gjykate per perseritjen e zgjedhjeve ne Qarkun e Lezhes, pasi u gjet se ne 14 kuti te ketij qarku, kishte vjedhur me dhune, terror dhe para droge, 1250 vota dhe natyrisht me perseritjen e zgjedhjeve, indirekt, u kerkohej ndjese qytetareve te Lezhes”, - u shpreh Berisha. Sipas tij, terheqja erdhi vetem nga bindja se PS-ja do te ndeshkohej ne nje rivotim te dyte. “Natyrisht, terheqjen ai e beri vetem e vetem se perseritja e zgjedhjeve do te sillte ndeshkimin e tij shembullor nga lezhianet per vjedhjen e votes me 23 qershor dhe do hapte rrugen per perseritjen e tyre ne Shkoder ku jane vjedhur rreth 700 vota dhe ne qarqe te tjera”, - komentoi Berisha ne postimin me titullin “1200 votat dhe mandati i vjedhur i Lezhes, simboli i shemtuar i 23 qershorit!”. Por nga ana tjeter, Kryeministri vleresoi se pavaresisht terheqjes se PS-se nga kerkesa per rivotim ne Lezhe, zgjedhjet e 23 qershorit, mbeten te manipuluara dhe transparenca eshte vendimtare. “Por pavaresisht nga kjo terheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye te manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku jane perdorur krimi dhe parate e pista, jane vendimtare per stabilitetin e vendit. Perpara per voten e lire te shqiptareve!”, - nenvizon Berisha ne rrjetin Facebook, pak kohe pas vendimit te PS, per terheqjen nga kerkesa per rivotim ne Lezhe.

QENDRIMI

“Pavaresisht nga kjo terheqje, zgjedhjet e 23 qershorit, rezultati i tyre, mbeten fund e krye te manipuluara. Hetimi dhe transparenca e zgjedhjeve aty ku jane perdorur krimi dhe parate e pista, jane vendimtare per stabilitetin e vendit. Perpara per voten e lire te shqiptareve!”, - nenvizon Berisha ne rrjetin Facebook, pak kohe pas vendimit te PS, per terheqjen nga kerkesa per rivotim ne Lezhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›