E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A3 kur fillon shperndarja

Ministria ende ne proces hartimi. Maturantet cdo dite ne shkolle.

Formulari A3 ende nuk eshte shperndare neper shkollat e mesme shkak per kete vonese eshte bere moshartimi i tij. Burime zyrtare prane Ministrise se Arsimit bejne me dije se specialistet jane ende ne proces hartimi. Te njejtat burime pohojne se brenda kesaj jave grupi i ngritur do te perfundoje formularin per ta shperndare ate neper shkolla.

Ish-maturantet

Pas vendimit te qeverise per rishperndarjen e kuotave bosh permes formularit A3 ish-maturantet u jane rikthyer serish dyerve te shkolles per ta terhequr. Ashtu sikurse percaktonte vendimi formulari duhej te kishte perfunduar tashme dhe te ishte shperndare ne shkolla. Mirepo koha e shkurter nuk ka mjaftuar per te hartuar kete formular. Megjithate mesohet se formulari A3 eshte drejt perfundimit per tu shperndare neper shkollat e mesme brenda kesaj jave.

A3

Formularin A3 kane te drejte ta plotesojne te gjithe kandidatet te cilet kane aplikuar me formularin A2 dhe nuk figurojne te regjistruar ne asnje program studimi edhe pas mbylljes se fazes perfundimtare te regjistrimeve. Edhe per kete faze do te ndiqet e njejta procedure si ne fazat e meparshme. Datat dhe procedurat e regjistrimit do te publikohen neser nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences ku do te percaktohen edhe detajet e regjistrimit.

Kuotat qe mbeten te parealizuara rishperndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences ne baze te propozimeve te institucioneve publike te arsimit te larte. Shperndarja e kuotave realizohet nepermjet plotesimit te formularit te ri te aplikimit A3 sipas preferencave te kandidateve - thuhet ne vendim.

Kuotat

Faza e re e regjistrimeve pritet te mbyllet brenda nentorit ne cdo rast perpara nisjes se aplikimeve per sistemin me kohe te pjesshme.

Rishperndarja e kuotave eshte bere duke favorizuar kryesisht deget qe cilesohen si interes publik duke vendosur theksin ne Teknologjine e Informacionit dhe ne Mesuesi nderkohe qe jane menjanuar deget me shume te preferuara si Mjekesia Drejtesia Shkencat Sociale apo inxhinierite kryesore.

Per keto dege do te aplikojne vetem studentet qe nuk jane shpallur fitues deri me tani dhe me te miret e tyre do te regjistrohen me pas ne deget e universiteteve publike. Pervec kesaj maturantet do te kene shans edhe me kuotat part-time qe per kete vit do te jene me te shumta se vitet e kaluara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›