E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet per ryshfet avokati Hysni Beti

I kishte premtuar nje klienti se me 1.5 milione te leke te vjetra do te korruptonte gjyqtarin. Taks force kontrollon zyren e tij

Nje nder avokatet e njohur ne kryeqytet ka perfunduar ne pranga. Kjo per shkak te nje hetimi te prokurorise e cila i eshte referuar nje informacioni sekret mbi avokatin. Qe avokatet marrin para dhe i ndajne ato me prokurore e gjykates eshte e njohur nga i tere opinioni por me sa duket per Hysni Betin nuk funksionoi me. Marrja e parave nga klientet e tij dhe premtimi qe ai u kishte bere atyre qe dhane shumen prej 250 mije lekesh se do ti ndante me prokurorin solli arrestimin e tij.

Grupi Task-Force prane Prokurorise se Tiranes ne bashkepunim me Policine e Shtetit kane arrestuar dje ne kushtet e flagrances avokatin Hysni Beti. Ngjarja u konfirmua nga burime prane Prokurorise se Pergjithshme sipas te cilave ndaj Hysni Betit eshte regjistruar procedim penal per kryerjen e vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal. Sipas akuzes ndaj Hysni Betit me profesion avokat prej kohesh jane zhvilluar hetime duke perdorur metoda speciale. Arrestimi i tij eshte bere ne kushtet e flagrances ne marrjen e shumave 150 mije dhe 100 mije leke per te ndikuar tek gjyqtari si dhe tek prokurori dhe oficeri i policise gjyqesore. Me tej Task Force ka kryer kontrollin ezyres se avokatit Hysni Beti me synim mbledhjen e provave materiale ndersa arrestimi i tij eshte bere ne pranine e nje perfaqesuesi te Keshillit te Dhomes se Avokatise. Mesohet se pasi eshte arrestuar Hysni Beti ka kerkuar te kete nje avokat. Ne dyshime per mekanizmat qe veprojne nga strukturat te cilat ai i njeh mire ka nxituar te kerkoje avokat me shpresen per te mos qendruar gjate ne qeli. Ne fakt ai naten e mbremshme e beri ne te njejtat qeli ku edhe kane qendruar shume nga klientet e tij sot te pafajshem dhe te lire. Beti ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk i ka premtuar asnje klienti te tij qe do te ndante shumen e parave me prokurore e gjykates.

Per me teper organi i akuzes Taks Force e ka marre per zemer arrestimin e avokateve. Pak kohe me pare ne Kruje u arrestuan avokati bashke me gruan e tij kancelare ne gjykate. Edhe keta akuzohen per korrupsion dhe i kishin marre para klientit ne kembim te lirise. Por hetimet zbuluan se kancelarja kishte premtuar nderhyrje tek gjykatesi ne menyre qe klienti te mund te dilte nga burgu me kusht ashtu edhe sikur u mor vendimi per te.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›