Formulari i Korrigjimit te Pasaktesive, si plotesohet
Maturantet te cilet kane hasur pasaktesi ne te dhenat e tyre, te plotesojne formularin e korrigjimeve, qe do te publikohet ne muajin gusht. Nderkohe qe, para nxjerrjes se ketij formulari, Ministria e Arsimit do te shperndaje neper shkolla Librin e Transparences, pergatitja e te cilit po shkon drejt perfundimit. Ne Librin e Transparences, cdo kandidat maturant do te gjeje te gjithe elementet perberes te rezultateve te perfundimit te shkolles se mesme, te provimeve me zgjedhje, preferencat e perzgjedhura prej tij per programet e studimit (deget), qe ofrojne universitetet per vitin akademik 2009-2010. Mbi bazen e elementeve te lartpermendur, ne liber do te pasqyrohen dhe piket e fituara nga secili maturant per cdo preference, te llogaritura ne baze te koeficienteve te percaktuar nga universitetet. Libri i Transparences, kete vit do te botohet per secilin qark me te dhenat e kandidateve maturante te shkollave te cdo rrethi. Per secilin rreth do te renditen shkollat e mesme te tij dhe maturantet e cdo shkolle. Nuk perfshihen ne Librin e Transparences, maturantet qe rezultojne mbetes ne nje nga kater provimet e Matures. Ne Librin e Transparences secili maturant ka kutine e tij, ku ne rreshtin e pare jepen: Numri rendor; Numri identifikues i maturantit (ID), qe e ka shoqeruar gjate gjithe procesit te Matures Shteterore; Emri, atesia, mbiemri, datelindja; djathtas jane vendosur emertimi i profilit te shkolles se mesme qe ka mbaruar (eshte nje nga 48 profilet e plotesuar ne Formularin A1) dhe se fundi numri i ketij profili. Ne pjesen majtas jane emertesat dhe notat e shkallezuara te pese elementeve te Matures Shteterore, ne baze te te cilave llogariten piket. Keto elemente jane dhene jo vetem me numrin e programit te studimit, por dhe me emertesen perkatese. Ne pjesen tjeter te Librit te Transparences vijohet me preferencat e kandidatit, te renditura sic jane kerkuar prej tij ne Formularin A2. Preferencat permbajne numrin dhe emertesen e programit te studimit. Ne krah jepen tre koeficientet per secilin program studimi sipas kesaj renditje: I pari: koeficienti i shkolles (KSH); I dyti: koeficienti per provimin e pare me zgjedhje (KZ1); I treti: koeficienti per provimin e dyte me zgjedhje (KZ2). Llogaritja e pikeve te secilit prej kandidateve behet ne baze te kombinimit te formulave te realizuara ne nje program kompjuterik per programet e studimit pa konkurs dhe per programet e studimit me konkurs (Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve, dega e Arkitektures).
Hapat per plotesimin e Formularit te Korrigjimit te Pasaktesive
Ne pjesen e pare eshte e detyrueshme te plotesohen te dhenat per rrethin, bashkine/komunen, shkollen dhe ID-ne e maturantit. Ne cdo kuti shkruhet vetem nje shkronje ose nje numer. Shkronjat duhet te jene kapitale dhe numri me shifra arabe. Keto te dhena jane te domosdoshme per identifikimin e maturantit, i cili konstaton pasaktesi ne te dhenat e tij.
Ne pjesen e dyte, ne seksionin: Si ishte, jane te detyrueshme te plotesohen te gjitha te dhenat: Emri, atesia, mbiemri, datelindja, nota mesatare (me shifra dhe me shkrim si ne Formularin A2). Praktikisht keto te dhena jane si ne Librin e Transparences. Ne seksionin: Si behet, do te plotesohen vetem ato te dhena ku kerkohet ndryshimi: Per shembull: nese kerkohet ndryshim tek emri, te rreshti Emri shkruhet si duhet emri i sakte. Mund te ndodhe te kerkohen dy ose me shume ndryshime: per shembull, edhe datelindja edhe nota mesatare. Pasi kerkesa per ndryshimet te jete plotesuar me kujdes, maturanti shkruan emrin, mbiemrin dhe firmos ne vendin perkates. Keto ndryshime qe kerkohen nga maturanti duhet te konfirmohen nga mesuesi kujdestar, drejtori i shkolles, si dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore (DAR/ZA).
Pjesa e trete fundit e Formularit te Korrigjimit te Pasaktesive, plotesohet vetem nga Agjencia e Pranimeve ne Universitete (APRIAL). DAR/ZA-te pasi mbledhin te gjithe Formularet e Korrigjimit te Pasaktesive, te plotesuar sic shpjegohet me lart, i percjellin ato ne APRIAL, sipas afateve te percaktuara nga MASH-i.