Zgjedhjet, zyrtarizimi shtyhet me 1 gusht
Fatjona Mejdini
Rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit do te certifikohen ne 1 gusht, si pasoje e respektimit rigoroz te Kodit Zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ky afat konfirmohet nga zedhenesi i KQZ-se, Leonard Olli ne nje prononcim dje pasdite per "Koha Jone". Sipas Ollit, paraditen e sotme anetaret e KQZ-se do te miratojne edhe shperndarjen e mandatave per qarqet e Tiranes, Fierit dhe Shkodres. Por zedhenesi i KQZ-se, thekson se pas kesaj mbledhje deri ne daten 1 gusht, Kodi kerkon qe partive t'iu lihet koha e mjaftueshme ne rast se kerkojne te vazhdojne me procesin e ankimimeve.
Rezultati
Certifikimi i rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve ne 1 gusht, duket se do te jete vetem nje ceshtje procedurale dhe nuk do te ndikoje ne rezultatin e deritanishem te zgjedhjeve qe u mbajten me 28 qershor. Shpallja e rezultatit vetem pas pese ditesh nga mbledhja e sotme e KQZ-se, lidhet me zbatimin e nenit 167 te Kodit Zgjedhor i cili kerkon qe partive politike t'i lihet kohe per procesin e ankimimit. Nisur nga rezultati aktual i zgjedhjeve, Partia Demokratike eshte forca e pare e zgjedhjeve te qershorit e cila arriti te siguronte 68 mandate deputetesh. Me pas si force e dyte renditet Partia Socialiste e cila arriti te marre 65 mandate deputetesh e vetme dhe force e trete renditet Levizja Socialiste per Integrim me kater deputete. Koalicioni parazgjedhor i udhehequr nga demokratet arriti te merrte 70 deputete, si rrjedhoje e mandateve te perfituara nga Partia Republikane dhe Partia per Drejtesi dhe Integrim. Ndersa koalicioni i udhehequr nga socialistet arriti te perfitonte vetem 66 mandate, si rrjedhoje e nje mandatit qe partia e minoritetit grek PBDNJ, mori ne qarkun e Vlores. Ne shtator pritet edhe krijimi i qeverise se re e cila do te formohet si rezultat i bashkepunimit paszgjedhor mes PD-se dhe LSI-se.
Qarqet
Tirana, Fieri dhe Shkodera jane qarqet e fundit te ngelura ende pa bere shpalljen zyrtare te mandateve per deputet. Mbledhja e paradites se sotme te KQZ-se pritet te shperndaj mandatet e ketyre tre qarqeve per t'i hapur rrugen certifikimit te rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve pas pese ditesh. Vonesa per nxjerrjen e rezultateve ne keto tre qarqe te fundit ka ardhur si pasoje e ankesave per rezultatin, te bera keto kryesisht nga ana e Partise Socialiste. Fieri ishte qarku ku partite u perplasen me shume dhe ankimet per rezultatin u ben nga disa subjekte politike. Nga ana tjeter, Fieri ishte i vetmi qark i cili i dha PS-se nje mandat shtese si pasoje e hapjes se disa kutive te votimit ne mbledhjen e KQZ-se. Deklarata dhe ankimime te here pas hershme ne lidhje me ndarjen e mandateve ne kete qark kane ardhur edhe nga Partia Drejtesi per Integrim, parti e koalicionit te djathte. Perfaqesuesit e kesaj force politike kembengulin se mandati i tyre ne Fier eshte grabitur nga ana e KQZ-se.
Neni i Kodit Zgjedhor:
Neni 167
Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve
Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja jo me vone se
5 dite nga data e shpalljes se rezultatit per shperndarjen e mandateve per
cdo zone zgjedhore, sipas pikes 7 te nenit 163 te ketij Kodi dhe pasi te kene
perfunduar procedurat e ankimit, sipas ketij Kodi.
Mandatet e deputeteve:
PD-68
PS-65
LSI-4
PR-1
PDI-1
PBDNJ-1