E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, arrestohet për drogë 42-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar një 42-vjeçar për kultivim të lëndëve narkotike. Luan Giso nga qyteti i Lushnjes është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia e Korçës pasi kishte kultivuar 1069 rrënjë kanabis sativa në fshatin Mazrek.
Sipas burimeve nga policia ndaj Gisos u morë masa e arrestit nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike dhe të gjitha procedurat i kanë kaluar prokurorisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›