Kapiteni Nemo ne liqenin e Ohrit
Nje sipermarrje gjermane perpiqet te gjeje treg shitjeje per disa mini-nendetese ne liqenin e Ohrit. Cilat jane shanset?
Sipermarrja "Nemo" nga Frankfurti mbi Oder u ofroi disa hoteleve ne Oher objekte lundruese te cilat u ngjajne nendeteseve. Me keto mini-nendetese turisteve do t'u jepej mundesia te zhyteshin ne thellesite e liqenit te Ohrit. Nje investim atraktiv por edhe shume i shtrenjte. Personazhi i shkrimtarit Zhyl Vern (Jules Verne) kapiteni Nemo ende nuk e ka humbur pranine tek te rinjte. Nendeteset e vogla te prodhuara ne Gjermani mbajne vetem emrin e ketij personazhi fiktiv, ndersa ato vete jane reale dhe tanime perdoren ne shume liqene dhe lumenj ne Evrope. Javen e kaluar ndermarja nga Gjermania i promovoi mini-nendeteset edhe ne Oher. Eshte fjala per dy lloje mini-nendetesesh per nje ose dy persona, me te cilat mund te zhytesh deri ne 100 metra thellesi. Aneta Bar, menaxherja e pergjithshme e hoteleve "Ineks Gorica" eshte e mrekulluar nga kjo ide qe hap rrugen drejt botes nenujore. "Dicka te ketille nuk e kemi pasur ende ketu. Mendoj se eshte shume interesante dhe do te jete terheqese per turistet nga jashte. Kjo ofron mundesi per aventura te reja dhe nje kendveshtrim krejtesisht tjeter per te zbuluar sekretet ne thellesite e liqenit", - thote ajo.
Mini-nendeteset ne fjale kushtojne nga 150.000 deri 200.000 euro. Gjermanet ofruan edhe marredhenie partneriteti me pjesemarrje ne fitim, por ne kete rast ata mendojne se mini-nendeteset duhet te shfrytezohen te pakten 6 muaj ne vit per te qene fitimprurese. Muajin e ardhshem perfaqesuesit e sipermarrjes "Nemo" do te kthehen serish ne Oher dhe do t'u prezantojne institucioneve dhe hoteleve te tjera informacione me konkrete, theksoi Aneta Bar. Instruktori nderkombetar per zhytje Milutin Sekuloski nga qendra per zhytje "Amfora" ne Oher thote se kjo ide eshte e shume e shtrenjte, por me reklame te mire ndoshta do te mund te behet e pagueshme: "Kur e dime se sezoni turistik ne Oher eshte i shkurter dhe kur kemi parasysh standardin ekomomik te turisteve ketu, mendoj se kjo mund te kete vetem nje sukses komercial te kufizuar. Gjithsesi, eshte shtrenjte per njerezit ketu".
Pervoja nga vendet perendimore ku perdoren mini-nendeteset tregon se per te qene rentabel ato duhet te perdoren pese here ne dite. Nje zhytje per nje person do to kushtoje afro 80 euro. Qytetaret e Ohrit dhe turistet jane te interesuar dhe deshirojne ta shikojne boten ne thellesi te liqenit, por gjendja financiare nuk do ta lejoje kete: "Do te ishte shume bukur te zhyteshe ne thellesi te liqenit. Do te kisha pasur shume deshire, por te them te drejten, une si qytetar i Ohrit nuk do te mund ta paguaj ate". Kurse nje tjeter turist, thote: "Shume ide e bukur. Keshtu do te mund te shohin njerezit se cfare pasurish kemi. Per turistet ky do te jete nje atraksion shume i madh".
Palombari Milutin Sekulovski thote se liqeni mban brenda vetes miliona sekrete te vogla: "Ne thellesi te vogla mund shihen tufat e peshqve. Duke u zhytur me thelle, 35 deri 50 metra, mund te shihet sfungjeri i rrumbullaket i Ohrit. Gjithashtu mund te shihen edhe shkembinj te medhenj nenujore, qe gjenden ne thellesi deri 250 metra, si dhe mbetje arkeologjike".
Ne kohen e krizes ekonomike eshte e nevojshme qe turisteve t´u ofrohet dicka e re dhe atraktive. Menaxherja e hoteleve "Ineks Gorica" mendon se per te realizuar kete do te jete i nevojshem bashkepunimi me i ngushte mes hoteleve dhe ndihma nga ana e pushtetit lokal ose atij shteteror". DW