E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari i ri mjeket sa kredite perfitojne nga artikujt shkencore

QKEV shpall formularin e krediteve per aktivitetet e vete raportuara. Si behet regjistrimi i ketyre krediteve

Perllogaritja e krediteve

Shembull Nje mjek familjeje ka marre pjese ne Konferencen Kombetare te Mjekesise se Familjes zhvilluar ne dy dite me 12 kredite. Ai ka qene pjesemarres ne konference diten e pare dhe gjate seances se paradites se dites se dyte. Numri i krediteve qe i perllogariten eshte 9 9 ore pjesemarrje ndash 9 kredite.

Ne rastet kur profesionisti ka marre pjese si lektor ne aktivitetet e edukimit ne vazhdim

te akredituara paraprakisht nga QKEV-ja kreditet qe do te regjistrohen ne dosjen e tij

individuale do te perllogariten ne baze te kriterit 1 ore ndash 1.5 kredite.

Mjeket do vleresohen me kredite edhe per botim e lexim te nje libri apo artikulli. Nga 0.5 deri ne 4 kredite eshte sistemi i vleresimit vendosur nga Qendra Kombetare e Edukimit ne Vazhdim. Udhezimi i KQEV-se i percakton keto si aktivitete te paakredituara dhe si te tilla ato duhen veteraportuar nga bluzat e bardha. Ne menyre qe profesionistet e shendetesise te perfitojne keto kredite standard publikon sot formularin e veteraportimit si dhe menyren e regjistrimit te tyre.

Regjistrimi

Ne aktivitet qe duhen raportuar nga mjeket perfshihen leximi i nje artikulli mjekesor leximi i nje libri perdorimi i DVD-se vizite studimore ne nje spital jashte vendit pjesemarrje ne nje kerkim si dhe plotesim i planifikimit individual i planifikimit ne vazhdim. Regjistrimi i krediteve per keto aktivitete behet ne menyre individuale nga

profesionisti permes nje formulari te hartuar nga QKEV-ja per kete qellim i cili mund

te dorezohet ne menyre elektronike ose prane zyrave te kesaj qendre. Ne kete formular

profesionisti duhet te deklaroje programet e multimedias studimin e literatures profesionale ose vizitat studimore qe ka kryer gjate nje viti kalendarik ne funksion te permbushjes se nevojave te tij profesionale si dhe oret aktive te perfshirjes se tij ne keto aktivitete.

Pas njohjes se krediteve QKEV-ja kryen regjistrimin e tyre ne dosjen individuale

elektronike te profesionistit. Per regjistrimin e krediteve te perfituara nga aktivitete

te vete raportuara profesionisti duhet te plotesoje formularin perkates nese

eshte i nevojshem vetem nje here per secilin vit kalendarik te ciklit perpara

dates 15 dhjetor.

Botimet shkencore

Ne rastet kur profesionisti i perfshire ne programin e ricertifikimit merr pjese ne aktivitete te kesaj kategorie atehere kerkesa per njohjen dhe regjistrimin e krediteve duhet bere individualisht nga profesionisti prane zyrave te QKEV-se. Kerkesa shoqerohet me dokumentacionin perkates. Keshtu per botimin e nje artikulli dokumentacioni i nevojshem eshte fotokopje e kapakut te revistes shkencore per botimin e nje kapitulli ne nje liber duhet fotokopje e kapakut te librit si dhe fotokopje e faqes se pare te kapitullit. Ndersa per botimin e nje libri nga ana e mjekeve ne menyre qe te njihen kreditet duhet qe bashkengjitur formularit dhe kerkeses te shoqerohet edhe me fotokopje e faqes se librit dhe faqes se autoreve. Ne rastet e pergatitjes se nje kurrikule universitare dhe pasuniversitare duhet fotokopje e faqes se pare te kurrikules dhe ku te jene te pershkruar permbajtja dhe autoret si dhe vertetim i fakultetit perkates.

Aktivitet e akredituara

Sipas udhezimeve te Qendres Kombetare te Edukimit ne Vazhdim per aktivitetet e edukimit ne vazhdim te akredituara paraprakisht regjistrimi i krediteve behet nga paraprakisht nga QKEV-ja. Po ne rastet kur profesionisti i perfshire ne programin

e ricertifikimit merr pjese ne nje aktivitet te edukimit ne vazhdim te akredituar paraprakisht nga QKEV-ja raportimi i krediteve perkatese eshte pergjegjesi e ofruesit te aktivitetit i cili duhet te dorezoje prane QKEV-se listen e pjesemarresve ne aktivitet sipas procedurave te parashikuara ne Dokumentin Rregullator per Akreditimin e Aktiviteteve te Edukimit ne Vazhdim per Punonjesit e Shendetesise.

Kreditet

Regjistrimi i krediteve ne kete rast behet ne menyre automatike nga QKEV-ja ne dosjet individuale elektronike te te gjithe pjesemarresve. Numri i krediteve te perfituara nga profesionisti eshte i njejte me numrin e krediteve te miratuara nga QKEV-ja per kete aktivitet ne rastet kur pjesemarrja eshte e plote dhe kur pjesemarrja eshte e pjesshme numri i krediteve perllogaritet ne baze te kriterit 1 ore ndash 1 kredit.

Nderkohe qe regjistrimi i krediteve nga aktivitetet e edukimit ne vazhdim te akredituara

paraprakisht nga institucione te tjera pervec QKEV-se. Keshtu ne rastet kur profesionisti i perfshire ne programin e ricertifikimit merr pjese ne nje aktivitet te edukimit ne vazhdim te akredituar paraprakisht nga institucione te tjera akredituese si programe universitare ose pasuniversitare te akredituara ose konferenca dhe seminare te akredituara te zhvilluara jashte vendit atehere kerkesa per njohjen dhe regjistrimin e ketyre krediteve duhet bere individualisht nga profesionisti prane zyrave te QKEV-se.

Dokumentet qe duhet te paraqiten ne kete rast jane programi i aktivitetit dhe certifikata e

ndjekjes ose diploma e perfituar prej tij me numrin perkates te krediteve.

Afati

QKEV-ja kryen procedurat e njohjes dhe regjistrimit te krediteve ne dosjen individuale te profesionistit brenda nje afati kohor jo me te gjate se 30 dite nga data e dorezimit te dokumentacionit te nevojshem nga ana e ofruesit ose profesionistit. Procedurat e regjistrimit te krediteve te perfituara hidhen ne dosjet individuale deri ne daten 31 janar te vitit pasardhes date pas se ciles QKEV-ja duhet te raportoje prane Bordit Kombetar te Ricertifikimit dhe Akreditimit BKRA informacionin mbi statusin e secilit profesionist ne programin e ricertifikimit per vitin e kaluar kalendarik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›