E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet ngjarja e 97-s ne kerkim anetaret e Bandes se Kateshit

Banda e Kateshit eshte pergjegjese per vrasjen e Alifir Sadushit Arben Shkodranit dhe plagosjen e rende te Kastriot Dervishit. T. GJ. dhe D. K. jane shpallur ne kerkim nderkombetar si te dyshuar per vrasjen e tyre

Policia e Elbasanit ka zbardhur nje vrasje te dyfishte te ndodhur 13 vjet me pare duke bere identifikimin e vrasesve dhe shpalljen e tyre ne kerkim nderkombetar. Prokuroria ka fshire plotesisht pluhurin e dosjes te vrasjes se dy personave dhe plagosjes se nje te treti te ndodhur brenda qytetit te Elbasanit dhe qe sipas hetimeve ka rezultuar se jane vrare nga nje bande rivale. Grupi kriminal i njohur me emrin Banda e Kateshit ka kryer nje sere vrasjesh vjedhjesh grabitje bankash e venie gjobash dhe ne dosjen e tyre kriminale perfshihet edhe vrasja e Alifir Sadushit dhe Arben Shkodranit te ndodhur ne afersi te vendit te quajtur Ish-Vajguri. Strukturat e hetimit te krimeve te renda prane policise se Elbasanit pas nje pune disamujore duke perdorur metodat speciale te hetimit dhe ne bashkepunim me prokurorine kane bere identifikimin e autoreve te dyshuar te vrasjes se Sadushit dhe Shkodranit dhe plagosjes se Kastriot Dervishit. Vrasja e tyre kishte mbetur mister qe nga data 20 prill e vitit 1997 dhe diten e djeshme kane dale ne drite emrat e autoreve te krimit. Nga burime policore mesohet se autoret e vrasjes dhe njekohesisht pjesetare te Bandes se Kateshit jane T. Gj D. K. L. F. E. D. te gjithe banues ne Elbasan. Pas daljes se urdher-arrestit nga prokuroria e qytetit forcat e rendit kane shpallur ne kerkim nderkombetar te dyshuarit T. Gj. dhe D. K. pasi dy pjesetaret e tjere qe kane marre pjese ne vrasjen e Sadushit dhe Shkodranit si dhe plagosjen e rende te Kastriotit jane vrare nga bandat rivale te asaj kohe gjate vitit 97. Policia e Elbasanit ben te ditur se shume shpejt pritet te behet edhe arrestimi i dy te kerkuarve dhe venia e tyre para drejtesise nderkohe nga policia nuk behet i ditur fakti nese dy te dyshuarit gjendjen ne territorin e Shqiperise apo jashte vendit. Nga burimet policore mesohet se grupi kriminal vepronte gjate vitit 97 si patrulle policie ne lagjen Banesa te qytetit te Elbasanit dhe prandaj operacioni i koduar ka marre emrin Patrulla e cila ka hetuar per disa muaj dosjen e mbetur ne arkiv per nje kohe te gjate rreth aktivitetit kriminal te bandes famekeqe dhe identifikimin e anetareve te saj. Ne kete menyre prokuroria e rrethit ka bere dokumentimin ligjor te saj dhe nxjerrjen e urdher-arresteve nderkombetare. Policia e Elbasanit ka nisur hetimet per krimet e renda ne kuader te zbardhjes dhe zbulimit te ngjarjeve te vjetra dhe arrestimin e autoreve te krimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›