E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet cmimi i ujit subvencione per shtresat ne nevoje

Strategjia kombetare e Ujesjelles-Kanalizimeve parashikon permiresimin e administrimit te ujit

Hartimi i strategjise se re kombetare te Ujesjelles-Kanalizimeve nga qeveria shqiptare dhe Banka Boterore parashikon rritjen e cmimit te ujit te pijshem ne vend. Ky ishte qellimi paresor i seminarit te djeshem ku u diskutua mbi parimet dhe politikat e propozuara ne strategjine e re qe do te perfshije kete sektor.

Prezantimet e Bankes Boterore ne seminar u perqendruan sidomos ne sfidat kritike qe shtrihen qe nga nevoja per subvencione te shtresave ne nevoje deri te programet qe promovojne permiresimin e administrimit te ujit. Qendrueshmeria financiare e ndermarrjeve te ujesjelles-kanalizimeve dhe permiresimet qe duhen bere per nje eficience me te mire ne kete sektor ishin dy pika te tjera te rendesishme qe u preken gjate ketij takimi.

Banka Boterore propozon edhe disa praktika lehtesuese per personat qe jane ne veshtiresi ekonomike. Ajo parashikon tarifa te diferencuara ne varesi te gjendjes financiare te konsumatorit.
Subvencionimi i ujit behet jo vetem per familjet e varfra por edhe per te pasurat qe harxhojne me shume uje duhet qe ky sistem te jete i targetuar tha Stephen Karam menaxher i projektit te Bankes Boterore.

Sipas tij strategjia merr persiper te zgjidhe edhe ceshtjen e menaxhimit te ujerave te cilat ne pjesen me te madhe te vendit shperdorohen duke perfshire ne vendimmarrje edhe pushtetet lokale. Nga ana tjeter ministri i Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi tha se Sektori i Ujesjelles-Kanalizimeve duke qene nje nga sektoret kryesore ka pasur vemendje te vecante nga qeveria shqiptare me qellim permiresimin e situates se tij.

Dokumenti 2-vjecar i reformes se sektorit te furnizimit me uje dhe largimit te ujerave te ndotura pas transferimit te shoqerive te Ujesjelles-Kanalizime prane pushtetit vendor solli nje zhvillim te ri ne kete sektor duke vendosur piketa te qarta per rrugen ne te cilen duhej te zhvillohej sektori saktesoi Olldashi. Sipas tij ky sektor ka realizuar nje sere objektivash sic eshte pergatitja dhe miratimi i kodit te furnizimit me uje dhe kanalizimeve lidhja e kontratave te sherbimit dhe forcimi i Entit Rregullator te Ujit.

Sipas tij strategjia kombetare e furnizimit me uje dhe largimit te ujerave te ndotura do te jete nje dokument qe do te vendose objektiva te qarta ne lidhje me prioritetet e ketij sektori.

Ne kete kuader shpresoj qe ky dokument te siguroje zgjidhjet e nevojshme si subvencioni i shtresave te nevoje reduktimi i humbjeve dhe permiresimi i eficiences se konsumit te energjise elektrike per prodhimin e ujit pohoi ministri i MPPT.

Banka Boterore parashikon qe finalizimi i ketij projekt-strategjie te behet ne fund te muajit tetor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›