E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fort Hood", Obama vlerëson heroizmin e bazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama ka vlerësuar heroizmin që i dha fund vrasjeve të kryera nga një doktor i ushtrisë amerikane ditën e enjte, në një bazë ushtarake në Teksas.
Majori Nidal Malik Hasan u qëllua dhe u plagos nga një polic pasi ai vrau 12 ushtarë dhe një civil.

Në fjalimin e tij të përjavshëm radiofonik dhe në YouTube, Obama deklaroi se ndërsa më e keqja e natyrës njerëzore ishte shfaqur, bota gjithashtu pa më të mirën e Amerikës.

Presidenti amerikan ka vlerësuar diversitetin e ushtrisë amerikane, që siç tha ai, përbëhet nga çdo racë dhe besim.

Ndërkohë që Japonia ka bërë të ditur se presidenti Obama po shtyn një vizitë javën tjetër që të marrë pjesë në funeralin e viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›