E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gordon: Marrëveshja për emrin, në interes të të dyja vendeve

Ndihmës-sekretari amerikan për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Philip Gordon konsideron se çështja e emrit të Maqedonisë mund të zgjidhet.
"Është e qarë se marrëveshja është e mundshme, ndërsa është me rëndësi për të dyja vendet edhe të zgjidhet. Megjithatë vendet duhet të arrijnë pajtueshmëri", tha Gordon .
Gordon theksoi se e inkurajojnë procesin, i cili udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara, sepse do të kontribuojë në stabilitetin e mëtutjeshëm të Ballkanit. "Greqia ka qeveri të re, ndërsa kohë më parë u zhvillua një takim midis liderëve të të dyja vendeve. Procesin e udhëheqin Kombet e Bashkuara, por edhe ne marrim pjesë dhe e inkurajojmë këtë proces, sepse do të kontribuojë për stabilitetin e Ballkanit dhe në marrëdhëniet midis të dyja palëve, deklaroi Gordon në Washington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›