E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortunali rrezikon Tritan Shehun

Vlore- Fortunali detar ve ne rrezik jeten e deputetit te Partise Demokratike. Tritan Shehu, se bashku me bashkeshorten e tij dhe dy miq italiane, jane ndjere ne rrezik gjate lundrimit me jaht ne brigjet e Orikumit dhe Dhermiut mbremjen e djeshme, kur nje ere e forte e shoqeruar me dallge te fuqishme ka nisur ne befasi. Menjehere eshte dhene sinjali SOS ne Kapitenerine e Portit te Vlores dhe ne levizje eshte vene policia e Vlores. Kryepolici Vehbi Bushati ka arritur qe per 25 minuta me dy mjete te Rojes Bregdetare dhe nje anije te mundesoje lokalizimin e jahtit dhe rreth ores 18:00 nxjerrjen e tij ne Triport ku dhe jane kryer intervistat me te mbijetuarit. Lajmi eshte konfirmuar nga burime zyrtare, por edhe vete deputeti Tritan Shehu, i cili tha se gjendja shendetesore ishte e mire dhe nuk pati asnje problem.

Fortulani ka tronditur dje zonen e Orikumit dhe te Dhermiut, duke shkaktuar deme te shumta materiale ne lokalet verore buze plazhit. Pasojat jane ndjere dhe ne qytetin e Vlores. Shume prej anijeve nuk kane mundur te lundrojne pas ores 17:00, ndersa gjysme ore pas nisjes, fortunali ka arritur edhe kulmin e tij. Nje prej anijeve qe ka pasur probleme ne det ka qene edhe jahti me te cilin lundronte Tritan Shehu, se bashku me familjen. Nga anija me vela, rreth ores 17:45 eshte kerkuar ndihme ne Kapitenerine e Portit te Vlores. Deti regjistronte nje force nga 5-7 balle. Drejtori i Policise se Vlores, Vehbi Bushati, ka drejtuar operacionin e kerkim-shpetimit, ku nga gjiri eshte nisur nje motovedete e Guardia di Finances dhe nga ishulli i Sazanit eshte nisur nje mjet lundrues i Rojes Bregdetare.

Lokalizimi i mjetit lundrues afer shkembinjve ne afersi te Shen Janit, ne Raguzen e Pare, ka bere qe grupi i shpetimit te vepronte per te parandaluar pasojat. Dallget dhe era shtynin drejt bregut shkembor jahtin dhe pasojat mund te ishin fatale. Madje ne levizje eshte vene edhe "Ekspedita blu" me palombaret e saj, ndersa rreziku ka qene i larte. Sipas kryepolicit Bushati, mjeti eshte shpetuar vetem 25 minuta pas leshimit te sinjalit SOS dhe u stacionua me pas ne portin e jahteve ne Orikum. Fortunali ka zgjatur per rreth nje ore, ndersa ka dhene sinjalin per ndihme edhe nje tjeter mjet qe arriti te dilte ne bregun e Orikumit pa ndihmen e rojeve bregdetare.

"Ishim ne lundrim per turizem, jemi mire"

Deputeti Tritan Shehu ka gjetur qetesine menjehere pasi ka dale nga jahti i tij ne Orikum mbremjen e djeshme. I pyetur pak minuta pas ngjarjes, ai tha per gazeten "KJ" se ndihej shume mire dhe nuk kishte pasur asnje problem shendetesor per te, apo stafin ne jaht. "Ishte nje ngjarje normale, qe erdhi si pasoje e nje tufani ne det. Ne ishim ne nje udhetim privat per turizem dhe e rendesishme eshte qe e gjithe kjo tashme mori fund dhe jemi shume mire", u shpreh deputeti i sapozgjedhur i parlamentit shqiptar.

F. M.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›