E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi: Incidenti në Sukth, PD-ja s`është fajtore

Kandidati i PDIU në Sukth Sherif Fortuzi, në një lidhje telefonike për “Ora News”, reagoi në lidhje me incidentin e fundit të krijuar mes simpatizantëve të opozitës dhe maxhorancës, për vendosjen e flamujve, ndërsa një simpatizant i PS-së është shoqëruar për në ambjentet e spitalit, në gjendje të rëndë.
 

Pas deklaratave të ardhura nga deputetë të opozitës, Fortuzi sqaroi se ky incident është i "sajuar" pasi personat e perfshire nuk kane qene simpatizante. Per te, PD-ja nuk ka lidhje me këtë konflikt, ndërsa u shpreh se maxhoranca është kundër dhunës dhe skandaleve.

Ai theksoi se partitë duhet të bejnë një fushatë të qetë dhe demokratike, ndërsa lëshoi thirrjen se incidente të tilla nuk duhet të ndodhin më.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›