Ristani: Vendimii Kolegjit Zgjedhor, PS-ja për dëmtim të proçesit

Arben Ristani e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor, një përpjekje të Partisë Socialiste për të dëmtuar proçesin e zgjedhjeve të 8 majit. Reagimi i kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, erdhi pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor për rrëzimin e vendimit të KQZ-së për siglat e koalicioneve. Sipas kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përzgjedhja e siglave të koalicioneve nuk është bërë me qëllim por është bërë me program kompjuterik dhe kjo ka ndodhur edhe në vitin 2005, 2007 dhe 2009.
PS ankimoi vendimin e KQZ-së për heqjen e siglës së PS-së në krah të emrit të kandidatit në garën për Tiranën, Edi Rama. Sipas vendimit, KQZ miratoi modelin e fletës së votimit, sipas të cilës, në krah të emrit të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë Edi Rama, të mos vendosen inicialet e PS-së, por vetëm inicialet e koalicionit që ai përfaqëson.