E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi: Tirana bindese ne loje dhe eshte e para

Bardheblute konsiderojne Dinamon dhe Besen si rivale ne gare per titull

Rivaliteti mes Tiranes dhe Dinamos pritej para se te fillonte kampionati. Ishin dy ekipet me kontingjentin me te pasur dhe ne fund te fazes se pare ideja se dy ekipet ne fjale do te garojne per te diskutuar "kuroren" e titullit eshte perforcuar edhe me shume. Parashikohej qe edhe ekipet e rretheve, Vllaznia ose Elbasani do te rivalizonte me pretendentet. Por surpriza e momentit eshte Besa e Kavajes. Keta te fundit kane luajtur perballe me Tiranen, ne javen e nente te Kategorise Superiore. Ekipi qe drejtohet nga Ilir Daja, mori nje barazim te vlefshem, 1-1, ne "Qemal Stafa". Indrit Fortuzi, nje lojtar i shquar i Tiranes, deri nje sezon me pare, aktualisht pjese e stafit drejtues te ekipit ku drejton trajneri Slishkovic, ne nje interviste per "Koha Jona" komenton ecurine e ndeshjeve te fundit dhe flet per te ardhmen e Tiranes:

Fortuzi, si eshte pritur barazimi i fundit me Besen ne kampin bardheblu?

Normal. Nuk mendoj se ishte surprize barazimi me Besen, pasi luanim me vendin e dyte. Duhet konsideruar fakt pozitiv niveli i ndeshjes, qe ishte i larte. Tirana luajti mire gjate gjithe ndeshjes dhe mund te kishte fituar ne fund. Por nuk eshte e thene qe te fitojme ne cdo jave. Barazimin e fundit do ta konsideroja pjese te lojes dhe pjese te kampionatit.

Tirana la dy pike me kavajasit dhe nuk po e gjen fitoren ne ndeshjet e fundit. Ne cfare perfundimi ka dale stafi drejtues i ekipit tuaj?

Po, kemi bere nje analize, edhe per rezultatet e fundit, ku sigurisht eshte perfshire edhe barazimi me Besen e Kavajes. Trajneri i ekipit, stafi, si dhe lojtaret kane ndare pergjegjesite. Arritem ne perfundim se loja jone, pavaresisht ndalesave ne Peqin, Ballsh, apo Tirane eshte ne ngritje. Ky tregues eshte konsideruar i rendesishem per permbushjen e objektivave. Pavaresisht barazimeve, Tirana nuk ka pasur renie ne loje. Dhe jemi ekipi i vetem qe nuk kemi asnje humbje. Diferenca me vendin e dyte eshte tre pike dhe lojtaret jane optimiste per te ardhmen. Prandaj, nuk ka vend per t'u shqetesuar.

Tiranes i eshte afruar Dinamo dhe mund t'iu rrezikoje vendin e pare ne javet e ardhshme. Cilet shihni si rivale ne gare per titull?

Ne fillim te kampionatit nuk e kishim menduar Besen, por vetem Dinamon si rivalen me te denje. Tani mendojme se do te jete edhe Besa, pasi jemi ndeshur dhe e pame se eshte nje ekipi i forte, me lojtare cilesore. Nuk e di se cfare ndryshimesh do te kete ne janar, por tani mendoj se jane keto dy ekipe.

Tirana ka nevoje per perforcime qe te mos e vere ne diskutim objektivin e saj?

Nuk eshte diskutuar nje gje e tille. Mendimi im personal eshte qe Tirana i ka lojtaret dhe jane te gjithe cilesore. Nuk kam informacion as per ndonje kerkese te trajnerit te drejtuesit e klubit te cilet financojne ekipin. Por derisa te rihapet merkatoja mund te kete vend edhe per nje perforcim tjeter.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›