Sherri per token, sepate kokes se rivalit
Sherri per nje siperfaqe toke eshte kthyer ne nje perleshje me bilanc nje te plagosur dhe tjetri i shpallur ne kerkim. Pellumb Bicaj akuzohet se ka goditur disa here me sepate ne koke dhe trup, bashkefshatarin e tij Qemal Dervishaj pas debatit per pronesi. Burime zyrtare te policise se Vlores konfirmuan lajmin dhe thane se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Mazhar, rreth ores 19:30. Deshmitaret i treguan uniformave blu qe shkuan ne vendngjarje, se Dervishaj dhe Bicaj ishin takuar per te zgjidhur problemet e pronesise, por pasi jane fyer e share, kane perdorur grushte e shkelma. Ne keto momente dyshohet se Dervishaj eshte qelluar me sepate disa here dhe ka perfunduar i plagosur rende ne spitalin e Vlores. Policia shpalli ne kerkim te dyshuarin 40 vjecar, nen akuzen e "vrasjes se mbetur ne tentative".
O.Hila
O.Hila