"Ylli i Mengjesit", drama e familjes shqiptare
Me shume se 500 spektatore ne qytetin e Shkodres kane pritur plot duartrokitje, emocione dhe lot premieren e drames "Yllit i mengjesit" e vene ne skene nga regjisori Edmond Mehilli. Pjesa e shkruar nga Odise Plaku dhe qe gjen vend ne realitetin e sotem shqiptar ka ardhur profesionalisht ne teatrin "Migjeni" nen lojen e mrekullueshme te aktoreve te njohur si Enver Hyseni, Fran Vukaj, Rajmonda Marku, Rita Gjeka, Agron Dizdari, Marije Garxhola, Anton Krosaj.
Secili prej aktoreve eshte perpjekur te jape maksimumin e mundshem ne rolin e vet, por me shkelqyes ka qene interpretimi i Enver Hysenit ne rolin kryesor te babait. Nje baba fisnik dhe i dashur, krenar dhe i dhembshur deri ne qelize, duke treguar edhe nje here sesa e madherishme dhe e shenjte eshte dashuria e prindit per femijen. E bashkekoordinuar me lojen plot pasion te Rajmonda Markut dhe Fran Vukaj, aktorit pukjan ardhur enkas per kete shfaqje, regjisori Edmond Mehilli ka arritur te jape nje treshe familjare ku ngerthehen gjithe problematikat e mprehta te familjes shqiptare. Sakrifica prinderore, ne kete rast ne rolin e Nikos, interpretuar nga Enver Hyseni, mbetej kryefjala e gjithe lojes se tij, nderkohe qe eshte i rrethuar nga te papritura qe i perballon perseri me fisnikeri, pa luajtur rolin e njeriut deshtak dhe te mjere. Prindi kurdohere mbetet prind dhe pranon cdo sakrifice, por jo degjenerim. Kete mesazh ka arritur qe Enver Hyseni ta misheroje ne rolin e tij te Nikos. Shume komplekse jane shfaqur ne marredhenie ne loje e tyre Rajmonda Marku dhe Fran Vukaj, dy bashkeshorte ne dukej shume bashkekohore, por shume te komplikuar ne verimet e tyre qe zbulohen gradualisht. Per me shume rehati, per me shume komoditet, dhe lumturi Ylli, djali i vetem, arrin qe permes shtytjes nga bashkeshortja e tij te ndermarre disa veprime te cmendura si vdekja ne gjendjen civile e babait, dhe shitja e tokes ku gjendjes varri i nenes se tij. Mes Yllit dhe nenes se tij ka nje lidhje shume te ngushte. Ate dite qe ai erdhi ne jete ajo u largua. Bile nena nuk arriti ti shihte as syte e djalit te saj te vogel. Ne kete ngjarje si dhe nje shenje dashurie Nikoja, personazhi kryesor, ne rolin e babait, sakrifikon rinine e tij duke mos u martuar me kurre. I perkushtuar ne rritjen dhe edukimin e te birit ai me pas zbulon se sa shume ka ndryshuar ai njeri dhe sa shume hapa te gabuara i biri ka hedhur ne jete edhe ndaj te atit. Pavaresisht roleve te dyta loja e aktoreve Rita Gjeka, Agron Dizdari, Marije Garxhola ka qene aq funksionale ne veper dhe aq jetesore sa kane marr duartrokitje se bashku me lojen e aktoreve kryesore. E pare ne kendveshtrimin e madh, e gjithe drama "Ylli i mengjesit" ka qene e lidhur fort dhe ka sjelle emocione te medha ne salle. Regjisori Edmond Mehilli e ka cilesuar kete shfaqje nje pune qe e ka filluar me deshire te madhe dhe po me kaq deshire eshte punuar nga ekipi i aktoreve aq sa ne shume raste jane zhvilluar prova e prova pa nderprerje. "Kane qene aktoret e siperpermendur qe kane thyer rutinen e te zhvilluarit te provave per te patur nje performance sa me te mire ne skene. Por mendoj e merite ne kete rast i takon edhe dramaturgut Odise Plaku. I cili besoi per kete veper ne lojen e aktoreve shkodrane. Besoj se, dhe jam i bindur, ne kemi bere me te miren. Mbeshtetem edhe ne reagimin publikut ndaj kesaj vepre te realizuar.
Prania e spektatoreve, mbi 500 te tille, ne sallen e teatrit "Migjeni" ka qene nje vleresim per dramen dhe lojen e aktoreve dhe eshte marre ne konsiderate edhe nga vete drejtuesi i teatrit Lorenc Mosi. "Eshte kjo qe po kerkojme te arrijme. Ta kemi spektatorin te pranishem ne te gjitha llojet e artit. Jo vetem ne komedi, por edhe ne drame", - thote ai, duke shtuar: "Vete drama "Ylli i Mengjesit" beri qe spektatori jo vetem te ishte ne salle, por edhe te merrte ato emocione qe rralle jane dhene ne kete skene. Qe sa e kam lexuar per here te pare kaq qene i bindur se do te ishte nje veper e suksesshme. Me kete loje te aktoreve dhe reagim te publikut tashme e kam te vertetuar bindjen time te fillimit".
Mesazhi personal i nje drame te jetuar
Nje baba qe sakrifikon rinine dhe jeten e tij dhe i perkushtohet rritjes se djalit, ardhur ne jete pas humbjes se bashkeshortes. Nje prind qe ka ndjekur me syte e zemres rritjen, hedhjen shtat dhe marrjen e rrugeve te jetes se te birit. Qe i gezon krijimit te familjes se tij, befas gjendet ne udhekryq. Eshte ky thelbi i drames "Ylli i Mengjesit", me autor Odise Plaku qe mblodhi mbi 500 spektatore ne sallen e teatrit "Migjeni" te qytetit te Shkodres. Sikur te mos mjaftonte denimi i pare, i mbetur pa bashkeshorten e tij ne krah, tashme babai, i quajtur ne rol Nikoja, gjendet mes pabesive te jetes, te ngritura nga dy nga njerezit e tij me te afert. I biri, Ylli dhe nusja e tij Sonja. Nese i biri arrin te shfaqe nje here te vetme nje shenje pendese, ne ate cast festimi te ditelindjes se tij, qe perkon me ditevdekjen e se emes, dhe nje lot i bie ngadale, e kundert shfaqet Sonja. E shnderruar ne nje "tenje" ne shpirtin e bashkeshortit te saj, Yllit, i cili arrin qe per te pasur nje luks me shume, jo vetem shenon vdekjen ne certifikaten e te atit, nderkohe qe eshte ende gjalle, por arrin te vere ne shitje edhe ate toke ne te cilen ndodhet varri i nenes se tij. E perballe gjithe kesaj makuterie pa fre, qendron me shume se fisnike, figura e babait.
Kompozicioni
Vepra ka qene teper e nderlikuar ne kompozicionin e saj dhe me eshte dashur qe elementet regjisoriale te jene sa me fin. Pa ngarkesa te rendomta dhe besoj se kam arritur sjelle ne nje skene te thjeshte nje loje emocionale. Qofte skenografia apo dhe muzika ka qene shume jetesore dhe kane ndihmuar ne lojen e aktoreve ne kete veper.
Perjetim emocionesh
Per autorin Odise Plaku loja e aktoreve ka sjelle plot jete ate lende qe permbante vete drama e shkruar prej tij. "Kane qene emocione qe edhe une i perjetova si vete spektatori, por kane qene te dyfishta, pasi mbi te gjitha eshte edhe nje pergjegjesi. E falenderoj gjithe ekipin e punes, por ne menyre te vecante regjisorin Mehilli dhe aktorin Enver Hyseni qe ka arritur te realizoje nje figure babai, qe e kam te shenjte ne jeten time".