Itali, procedura te reja per bashkimin familjare
Shtrengohen procedurat per bashkimin familjar ne Itali. Duke filluar nga dita e sotme, ka hyre ne fuqi reforma e normatives italiane per bashkimin familjar. Me ane te kesaj reforme, rritet niveli i kushteve dhe futen rregulla te reja per te evituar abuzime. Kjo do te thote se te gjithe qytetaret shqiptare, duhet te plotesojne nje sere dokumentesh shtese ne menyre qe te mund te pajisen me viza. Keshtu, bashkimi familjare do te jete i mundur me femijet minoren edhe me bashkeshortin, me kusht qe te jete te pakten 18 vjec. Perfitojne nga rregullat e reja femijet mbi 18 vjec vetem ne rast se jane ne ngarkim dhe te jene plotesisht invalide, ndersa me pare mjaftonte qe per arsye shendeti nuk mund te kujdeseshin per veten e tyre. Ndersa per prinderit do te jete e mundur vetem nese nuk kane femije te tjere ne atdhe, ose jane mbi 65 vjec dhe femijet e tjere qe ndodhen ne Shqiperi, nuk kane mundesi t'i mbajne per arsye shendeti, dhe kjo te jete e vertetuar dhe dokumentuar. Kusht tjeter eshte qe minimumi i te ardhurave per te prezantuar kerkesen, i njevlefshem me te ardhurat vjetore te cekut social (rreth 5 mije euro) rritet 50% per cdo familjar qe ben kerkesen per ta terhequr ne Itali. Vetem per te bere kerkesen per bashkim familjare per dy ose me shume femije te moshes nen 14 vjec, ose per dy apo me shume familjare, do te kete nje vlere jo me pak se sa dyfishi i cekut social. Ne llogaritje do te hyjne dhe te ardhurat vjetore te familjareve qe jetojne me personin qe ben kerkesen per bashkim familjare. Nderkohe, nese me pare per 90 dite autoritetet e ngarkuara (Sportello per l'Immigrazione) nuk i pergjigjeshin kerkeses per bashkim familjare, personi mund te kerkoje qe t'i jepet menjehere viza e hyrjes, tani kjo periudhe eshte zgjatur me shume, pra eshte bere 180 dite. Nje pike tjeter e rregullave te reja eshte qe, nese lidhja familjare eshte e dyshimte ose mungojne dokumente te besueshme, ambasada apo konsullata mund te kerkoje testin e ADN-se dhe shpenzimet e ketij testi do t'i paguajne shtetasit qe presin te marrin vize per bashkim familjar.
Dokumentet shtese:
Per kerkesat per bashkim familjare nga qytetare shqiptare me bashkeshorte me qendrim te rregullt ne Itali
Certifikate martese me vlefshmeri deri ne tre muaj
Fotokopje e lejes se qendrimit te vlefshme te qytetarit shqiptare me qendrim te rregullt ne Itali
Per kerkesat per bashkim familjare nga femije minoren me prind shqiptar me qendrim te rregullt ne Itali
Certifikate lindje te femijes me fotografi
certifikate familjare
Fotokopje e lejes se qendrimit te prindit (nese vetem nje prej prinderve eshte rezident ne Itali, prindi tjeter duhet te paraqese nje akt pelqimi per daljen e femijes jashte shtetit, pergatitur nga nje noter shqiptare, perkthyer ne gjuhen italiane, te noterizuar dhe legalizuar nga Ministria e Puneve te Jashtme Shqiptare)
Ne rast se prinderit jane te divorcuar, certifikate divorci dhe akt pelqimi per daljen e femijes jashte shtetit
Ne rast se njeri prej prinderve nuk jeton, certifikate vdekje e prindit
Per kerkesat per bashkim familjare nga femije ne moshe madhore ne ngarkim ne kushte invaliditeti te plote
Certifikate mjekesore leshuar nga mjeku i besuar i Ambasades
Certifikate lindje e femijes me fotografi
Certifikate e gjendjes familjare
Per kerkesat per bashkim familjare te prinderve me femijet
Certifikate lindje te femijes qe kerkon bashkim familjare
Certifikate trungu familjare me te gjithe femijet ne jete te prinderve qe kerkojne bashkim familjare
Fotokopje e dokumentit te qendrimit se te gjithe femijeve me qendrim jashte shtetit (ne rast se nje apo me shume se nje femije eshte me qendrim te rregullt ne Itali, dokumenti ne fjale duhet te jete i perkthyer dhe legalizuar nga nje perfaqesi diplomatike/konsullore ne ate Vend)
Nese zoterohet, certifikate pronesie e baneses
Nese zoterohet, certifikate pronesie per pasuri te tjera te paluajtshme dhe kontrata qiraje
Nese zoterohet, certifikate pronesie toke bujqesore apo deklarate per fitimet vjetore prej saj
Nese zoterohet, certifikate pensioni
Nese zoterohet, certifikate pune
Nese zoterohet, licence per ushtrim aktiviteti privat