Forum per Andrologjine shkembim studimesh mes eksperteve
Në Tiranë është mbajtur samiti i 6-të ndërkombëtar i Andrologjisë. Samitin e ka përshëndetur ministri i Shëndetsisë, Petrit Vasili i cili u shpreh se shkëmbime idesh dhe studimesh mes ekspertëve nga vende të ndryshme të botës, çojnë në diagnostikimin e hershëm të patologjive që prekin meshkujt. Samiti do të vazhdojë punimet në Tiranë për disa ditë. Në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shëndetsisë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.