E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza berthamore ne Japoni Tepko paguan 420 milione euro demshperblim

Tepko, kompania elektrike që manaxhon centralin bërthamor të Fukushimës do të paguajë një dëmshpërbim prej rreth 50 miliardë jenësh, thënë ndryshe 420 milionë euro, për dëmet e shkaktuara nga kriza bërthamore.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Industrisë, Banri Kaieda, sipas  të cilit çdo familje e prekur do të marrë 1 milionë jen rreth 8500 euro. Qeveria japoneze i kërkoi operatorit të dëmshpërblejë rreth 48 mijë familje të prekura nga kriza bërthamore në Fukushima e shifrat e para saktësojnë burime qeveritare, mbeten pjesë e një dëmshpërblimi provizor.

Këto pagesa, bëjnë të ditur korrespondentët janë të parat e një pakete kompensimi që mund të arrijë deri në 2 trilionë jen, rreth $20 miliardë euro deri në fund të vitit. President i kompanisë  Masataka Shimizu shprehu edhe një herë keqardhjen e tij e kërkoi falje për katastrofën bërthamore, ndërsa premtoi se do të bëheshin të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund katastrofës dhe se gjatë ditëve në vijim do të fillonte kompensimi i viktimave.

Tepko dhe qeveria japoneze janë përballur me kritika të ashpra për reagimin e vonuar edhe përsa i përket kompensimit. Të detyruar të evakuuohen, njerëzit përreth Fukushimës prej mëse një muaji jetojnë në qendra evakuuimi. Me mbylljen e bizneseve e vendeve të punës e jo vetëm të banesave, për ta  rifillimi mbetet i vështirë. Para selisë së Tepkos nuk kanë munguar protestat.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›