E Diel, 1 Nëntor 2026

Mancester Siti sulmuesi Karlos Tevez jashte fushes per 4 jave

Mançester Siti duhet të bëjë pa Karlos Tevez në sprintin final të kampionatit. Një lajm i keq për trajnerin Roberto Mançini, skuadra e të cilit kërkon të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndësa një objektiv tjetër është fitimi i Kupës së Federatës.

Siti do të luajë këtë të shtunë kundër rivalëve të përjetshëm të Mançester Unajid gjysmëfinalen e parë të këtij trofeu, ndërsa misioni për të arritur një rezultat pozitiv bëhet akoma më i vështirë pa sulmuesin më të rëndësishëm Karlos Tevez. Trajneri Roberto Mançini ka bërë të ditur se megjithë përpjekjet e stafit mjekësor për të rikuperuar argjentinasin, ai nuk mund të kthehet në fushë pa kaluar të paktën katër javë.

“Dëmtimi i Karlos ka rezultuar më i rëndë nga sa kishim parashikuar. Ai ka nisur rikuperimin, por nuk mund të rrezikojmë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, por gjithsesi jam i bindur se skuadra do të japë maksimumin për të arritur objektivat e sezonit duke nisur me ndeshjen kundër Mançester Unajtid”,- ka thënë Roberto Mançini.

Mançester Siti renditet ne vëndin e katërt në klasifikimin e Premier Ligës, ndërsa ka tre pikë më shumë se Totenham.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›