E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Forumi Ekonomik në Zvicër, i pranishëm edhe Rama! Kriza energjetike, ushqimore dhe gjeopolitika, fokusi i diskutimeve

Më 16-20 janar do të zhvillohet në Zvicër takimi Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror 2023 në Davos-Klosters. I pranshëm në këtë takim do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa pritet edhe konfirmimi i pjesëmarrjes së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Bashkëpunimi në një botë të fragmentuar” do të jetë tema e forumit, ku do marrin pjesë më shumë se 2700 liderë nga 130 vende.

Takimi vjen ndërsa krizat e shumta thellojnë ndarjet dhe copëtojnë peizazhin gjeopolitik. Udhëheqësit duhet të adresojnë nevojat e menjëhershme duke hedhur gjithashtu bazat për një botë më të qëndrueshme dhe më elastike deri në fund të dekadës. Çështjet që pritet të diskutohen janë krizat ekonomike, energjitike dhe ushqimore.

Programi i Takimit të 53-të Vjetor fokusohet në zgjidhjet dhe bashkëpunimin publik-privat për të trajtuar sfidat më urgjente të botës.

Në takim do të jenë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrin holandez Mark Rutte, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen  dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›