Forumi "Rinia aktive", sontazh për zgjedhjet vendore
Sipas një sondazhi të bërë në afro 2 mijë persona në kryeqytet për fituesin e zgjedhjeve lokale për Bashkinë e Tiranës forumi i rinisë aktive ka realizuar një renditje që nis me Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Ndërkohë përmes një kampingu lëvizës në Parkun Rinia me një program testesh publike, aktivistët e forumit "Rinia aktive" prezantuan në fushatën ndërgjegjsuese "Stop&Drejtësi" nxitjen e diskutimeve për decentralizimin e arsimit nga strukturat qëndrore deri te lokalet.
Forumi i Rinisë Aktive i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të pranojë në vendimarrje edhe specialistët e rretheve që njohin dhe prekin problematikën lokale, që nga mësuesit, edukatorët dhe vetë nxënësit e studentët.
Qendra lëvizëse gjatë muajve të verës do të shëtisë në të gjitha akset kryesore të Tiranës për të rritur antarësimin dhe pjesëmarrësit e forumit për t'i qëndruar më pranë standardeve shoqërore, zgjedhore e arsimore të Shqipërisë evropiane.