E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 66 të prekur nga gripi i derrave në Shqipëri

Drejtori i ISHP-së, Enver Roshi, deklaron se në laboratorët e këtij instituti shkojnë çdo ditë me qindra mostra që u nënshtrohen ekzaminimeve. Ai thekson se nuk duhet ngatërruar virusi i zakonshëm nga pandemia e gripit të derrave, pasi ata janë krejtësisht të ndryshëm.

"Vendi ynë nuk është në epidemi për të marrë masa drastike”, vlerëson Roshi, duke shtuar se analizat për këtë virus janë falas. Ai u bën thirrje gjithë qytetarëve që të drejtohen tek mjeku i familjes, duke mos neglizhuar asnjë shenjë të gripit, pasi në të kundërt mund të shoqërohet komplikacione. /Start/

                                                                                             2011-01-30 09:52
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›