"Kjo greve urie, do te kete sukses si me 1991"
Pas kthimit nga Brukseli, dy deputetet e Partise Socialiste, Taulant Balla dhe Arben Malaj, iu ribashkuan greves se socialisteve. Dy deputetet u shkeputen nga greva per dy dite, pasi u nisen ne Bruksel ne takimin tek Komunitetit nderkombetar i Stabilizim -Asociimit ndermjet BE dhe Shqiperise. Ne nje komunikim per mediat, Balla njoftoi se pas kthimit nga takimi jashte vendit, ne mbajtje te fjales dhe ne mbajtje te respektit te kolegeve te tij dhe mbeshtetesve te Partine Socialiste qe ndodhen ne greve urie, i rikthehet greves se urise bashke me kolegun e tij, Arben Malaj. "Do te jemi deri ne diten qe se bashku me miq e shok ketu brenda, te arrijme objektivin e perbashket qe eshte nje objektiv, ne sherbim te demokracise. Kete thame ne Bruksel, kete po bejme ne Tirane", deklaroi deputeti socialist. Sipas tij, greva e urise eshte nje element po aq demokratik sa cdo element tjeter. Por sigurisht, theksoi ai, kjo eshte nje greve qe nuk ka ndodhur asnjehere tjeter, as ne Shqiperi e as ne ndonje vend tjeter evropian te pakten. "Kjo per shkak se ketu ndodh nje greve urie per demokraci. Ka ndodhur nje ne 1991 ne Shqiperi dhe atehere pati nje sukses, ju garantoj qe kjo greve urie do te kete po aq sukses", u shpreh Balla. I pyetur se si ka qene jehona ne Parlamentin Evropian per mosmiratimin e nje deklarate perfundimtare, ai tha se "ky eshte fati i keq per qytetaret shqiptare, qe kane nje qeveri, nje mazhorance te papergjegjshme per fatet e vendit". "Eshte e pa kuptueshme sesi perfaqesues te mazhorances, refuzuan nje deklarate te perbashket, ku nje nder angazhimet themelore, pervec angazhimeve per zgjidhjen e krizes, ishte angazhimi opozite- mazhorance ne sherbim te liberalizimit sa me shpejt te vizave", u shpreh zyrtari i lart socialist.
Greva e urise
Kryeministri