Berisha: Jam kryeminister dhe jo prokuror e gjykates
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, iu tha dje deputeteve socialiste ne greve dhe mbeshtetesve te tyre, se ai nuk eshte as gjykates dhe as prokuror i vendit, per te marre ne konsiderate kerkesat e tyre, per hapjen e kutive te votimit. Duke komentuar greven e urise qe ka hyre ne diten e peste, kreu i qeverise mundi te thote vetem se respekton grevistet dhe qendrimin e tyre. "Sikunder me duhet te them edhe nje here, se Sali Berisha eshte kryeministri i vendit, nuk eshte as gjykatesi, as prokurori i ketij vendi. Dhe une nuk mund te marr, nuk mund te imagjinoj te trajtoj vendime gjykatash, apo te marr persiper funksione prokuroresh", theksoi Berisha. Ai u shpreh se ndaj greves se nisur mund te kete vetem nje koment, duke qene se protestohet para nderteses se Kryeministrise, u ben nder te gjithe atyre qe kane si te para, vlerat e lirise. "Dua te garantoj cdo qytetar shqiptar se do te mund te ushtroje ne liri te plote te drejtat e tij kushtetuese. Se dyti, natyrisht shpreh ndjeshmerine time per vuajtjen e deputeteve dhe qytetareve ne greve, vendim te cilin une nuk do t'ia kisha keshilluar kurre, por nuk kam alternative tjeter pervec respektimit te tij",- tha Berisha. Komentin e tij per greven e urise ne vijim te deputeteve dhe mbeshtetesve socialiste, kreu i qeverise e beri pas homazheve te kryera ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit, ne nderim te 5 Majit, Dites se Deshmoreve. "Cdo shqiptar, mbare kombi perulet me nderimin me te madh, respektin me te thelle para sakrifices sublime, flijimit te bijve dhe bijave te tij me te mire per ceshtjen e lirise, dinjitetit kombetar. Por sot eshte nje dite meditimi per lirine dhe per te gjithe ata, per te cilet liria eshte nje pasion i madh, kane arsye qe te vleresojne kontributin e vet, kane arsye te ndjehen te lehtesuar per sakrificen e jashtezakonshme qe eshte bere per te qene te lire", tha kryeministri, duke permendur se Shqiperia zhvilloi per te paren here zgjedhjet me te lira ne historine e vendit, zgjedhje te lira dhe te ndershme. "Kete vit ne si komb duhet te ndjehemi krenar, sepse 27 qeverite e vendeve anetare te Bashkimit Evropian vendosen per Shqiperine dhe shqiptaret te hapin dyert per anetaresimin e plote ne Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian i dorezoi Shqiperise pyetesorin me 2.284 pyetje. Autoritete shqiptare dorezuan tri jave me pare ne Bruksel, pergjigjet apo librin me te madh te shkruar ndonjehere ne historine e ketij vendi per te vertetat, politike ekonomike, shoqerore te shoqerise shqiptare", tha Berisha. Sipas tij, liria eshte ajo qe beri apo standardet e saj, bene gjithashtu qe ekonomia jo e madhe e nje vendi qe 20 vjet me pare ishte ne kolaps te plote ekonomik, i rrokullisur ne radhet me te fundit te zhvillimit ekonomik ne planet, te qendroje me mire se cdo ekonomi tjeter, perballe "cunamit" te madh ekonomik dhe financiar boteror.