E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir

MANASTIR - Dëmtohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir. Lajmi u konfirmua Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, e cila bën të ditur se është vënë në kërkim të autorëve të këtij akti.

“Autorë të panjohur kanë thyer dyert, dritaret dhe vitrinat, ku gjendej dokumentacioni i Muzeut të Alfabetit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimi është kryer nga ekipi i sektorit të brendshëm në Manastir dhe po merren masa për gjetjen e autorëve.” - thuhet në deklaratën e MPB-së.

Drejtori i Muzeut, Gazmend Hoxhaj, ka thënë se ky akt vandal paraqet një mesazh shumë të keq, pikërisht në ditën e 24 majit - festës së arsimit sllav.

“Kemi pasur problem edhe tre-katër herë të tjera, është shkruar në fasadën e objektit. Kjo lëshon një mesazh shumë të keq madje edhe në festën e sotme, e cila është 24 maji - Dita e arsimit sllav”, - ka thënë Hoxhaj, duke bërë të ditur se është formuar komisioni, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Hoxhaj, pasi është takuar dhe me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Muzafer Bislimi, ka premtuar se Muzeu i Alfabetit, në një afat shumë të shkurtër, do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera PDIU: Qeveria maqedonase të nxjerrë vandalët para drejtësisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›